Ditëlindja e Presidentit historik Ibrahim Rugova/ Njerëzit e tij të afërt të zhgënjyer me rugovizmin e sotëm

Politika

Ditëlindja e Presidentit historik Ibrahim Rugova/ Njerëzit e tij të afërt të zhgënjyer me rugovizmin e sotëm

Havë Orana Xhukolli Nga Havë Orana Xhukolli Më 2 dhjetor 2023 Në ora: 08:08
Ibrahim Rugova/Foto: Bota Sot

Sot është ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Sot Presidenti Rugova do të mbushte plotë 79 vite. Presidenti Rugova vdiq 17 vite më parë, më 21 janar të vitit 2006, ndërsa u varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.

Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Edhe pas gati dy dekadash që kur ndërroi jetë, Presidenti Rugova mbetet po i njëjti në kontributin dhe rolin që kishte në shtetndërtimin e Kosovës.

Gazeta ka pyetur njerëzit e afërt të tij dhe njohësit e ҫështjeve politike në vend se aktualisht cila është vlera historike e Presidentit Rugova, sa çmohet sot figura e Ibrahim Rugoves nga bashkëpartiaket por edhe nga politikanët e tjerë të Kosovës? A ka rugovizëm në ditët e sotme?

Zogaj: Sa çmohet sot figura e Ibrahim Rugova është pyetje për keqardhje, jo për Ibrahim Rugovën por për vetëveten tonë

Kështu, bashkëpunëtori dhe njeriu i afërt i Presidentit Rugova, Skender Zogaj në një prononcim për ‘Bota sot’, thotë se, personaliteti i dr. Ibrahim Rugovës është fenomeni më i jashtëzakonshëm jo vetëm i historisë gjithëshqiptare por edhe i asaj evropiane e botërore, i të gjitha kohëve, sepse, është i vetmi njeri që fill i vetëm e ka krijuar një epokë të re, e ka ideuar, e ka menaxhuar dhe e ka jetësuar, kundrejtë okupatorit barbarë - serbosllav, dhe kundër një blloku superfuqie botërore - diktaturës komuniste, që cilës i pari në Evropë iu ka kundërvu me demokraci dhe me mjete paqësore e ka shpartalluar.

“Pra, dr. Ibrahim Rugova është personi që me forcën e mendjes e me një stilolaps, ka shkatërruar APJ-në që ka qenë forca e tretë ushtarake e Evropës. Kanë ende të freskëta në kujtesën tonë parullat e para të dr. Rugovës: "Liri - demokraci" dhe "Me laps në Evropë", me të cilat e legalizoi qëllimin e shqiptarëve për liri dhe e fitoi betejën e parë të luftës çlirimtare, duke e futur Kosovën në strategjinë e re botërore të demokracisë evro-amerikane! Kjo ishte bomba nukleare politiko-diplomatike e strategut Ibrahim Rugova, që i gëzoi miqtë dhe i tmerroi armiqtë e shqiptarëve”, vlerëson Zogaj.

Image
Skender Zogaj

Tutje Zogaj, Presidentin Rugova e ka quajtur si një nga shtyllat post dardane.

“Kjo pra është vlera historike e Presidentit Ibrahim Rugova, i cili është njëra nga tri shtyllat e gjithë historisë post dardane që janë: Skënderbeu (forca e shpatës) Adem Jashari (shenjtëria e gjakut) dhe Ibrahim Rugova (forca e mendjes)! Ata që nuk e pranojnë këtë realitet, ose janë krejt të padijshëm, ose vetëdijshëm shtihen si të këtillë dhe janë mbetje antishqiptare! Historia është e detyruar ta pranojë këtë vlerë, sepse, është e vulosur nga ata që formulën rugoviane e kanë bërë realitet dhe po vazhdojnë ta "përkëdhelin" Kosovën e cila qe 24 vjet nuk po mundet ta heq macen serbe nga përsheshi”, thekson ai.

Ai tregohet shumë kritike ndaj bashkëpunëtorëve dhe bashkëpartiakëve të Presidentit Rugova.

“Sa çmohet sot figura e Ibrahim Rugova është pyetje për keqardhje, jo për Ibrahim Rugovën por për vetveten tonë, që po e përbuzim veten tone, vendin tonë, ardhmërinë e pasardhësve tanë. Bashkëpartiakët e vërtetë të Rugovës dhe të gjithë politikanët seroz të Kosovës figurën e Rugovës e kanë emblematike, por bashkëpartiakët e hirrës, që janë në LDK por nuk kanë asgjë me LDK-në, normalisht që mendojnë ndryshe sepse janë si monedhat 2 euroshe të falsifikuara që po endet nëpër Kosovë kohëve të fundit”, thekson Zogaj për ‘Bota sot’.

Po ashtu, në këtë përvjetor ditëlindje, edhe ish zyrtari i LDK-së, dikur zëvendësministër i MPB-së nga kjo parti, Hajrullah Tërnava, thotë se ditëlindjet e njerëzve me merita të mëdha kombëtare i kanë vlerat e tyre të posaҫme, sepse njerëzit e tillë konsiderohen të shenjtë dhe të rrallë, sikur në këtë rast Rugova, e që falë tij sot jemi shtet i pavarur, e sikur që dihet në ato kohëra të okupimit të Kosovës nga Serbia.

“Me ato politika nacionaliste shoveniste serbe që Kosova ishte në tërësi e okupuar, saqë Kosovës iu ndalua edhe arsimimi shkollor si në shkolla e fillore njashtu edhe të shkollave të mesme e mos të flasim për fakultetet e atyre kohërave dhe shqiptarët i largojshin nga punët shtetërore nga ana e serbëve, prandaj falë rrethanave të atyre kohërave, një njeri që kishte lindur më 2 dhjetor të vitit 1944, edhe që u rrit si fëmijë pa prindin-babain e tij, të cilin në ato kohëra ende pa lindur ai, serbët ia kishin vra babain e tij dhe pranë atyre rrethanave nëna e tij e rriti në frymën e një patrioti, dhe e edukoj si të tillë që e vazhdoi shkollimin e tij maksimalisht të atyre kohërave të komunizmit, por i cili ai vetë u shkollua dhe u avansua si shkrimtar, si profesor i fakultetit dhe i cili punoi gjatë në Institutin Albanologjik, në ato kohëra të vështira u zgjodh Kryetar i Shkrimtarëve të Kosoves, ku kontribuoj dhe u aftësua edhe në politikë sa që në vitet e 1989 kur filloj pluaralizmi politik në Jugosllavi, nga ai sistem komunist që në atë kohë ishte shtet monist dhe filloj anëtarësimi i partive politike dhe si e para parti në ato kohëra të Jugosllavisë, u krijua partia e LDK-së, që Rugova propozohet nga elektorati i partisë së LDK dhe emërohet si kryetar i kësaj partie, duke e votuar njerëzit të gjithë të pranishmit”, theksoi Tërnava.

Tërnava: Rugova e udhëheqi shtetin e Kosovës deri në vdekjen e tij, si njeri që unanimisht e votojshin me shumica absolute të votave si para njashtu edhe pas luftë

Ai thotë se kjo ditëlindje e prijësit shqiptar e Ibrahim Rugovës tani konsiderohet si dhuratë nga Zoti, për popullin shqiptar, edhe shumë nga populli, Rugovën e quajnë baba i kombit, të cilën ditëlindje tani e festojnë të gjithë shqiptarët e Kosovës, sepse falë veprës dhe angazhimit të tij edhe më ndërkombëtaret, ai ka arritë besnikërin nga ata, prandaj është meritë e Rugovës që NATO-ja intervenoj për çlirimin e Kosovës, dhe populli i Kosovës i dinë për vlerat që i kishte Rugova.

“Prandaj si meritor i tillë që ishte për shtetin e Kosovës, ai e udhëheqi shtetin e Kosovës deri në vdekjen e tij, si njeri që unanimisht e votojshin me shumica absolute të votave si para njashtu edhe pas luftës dhe falë politikave të tij, Rugova arriti që me veprimet politike të tij, që ta bindë faktorin ndërkombëtar që të intervenojnë ushtarakisht ndaj Serbisë, e cila ishte tepër agresive me nacionalizmin e saj, e cila donte që shqiptarët t’i largonte nga trojet e veta shekullore duke kryer terrorizëm ndaj popullit tonë, sa që vlerësohet që në vitin 1998-99 nga Kosova, Serbia i shpërnguli në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi rreth një miloni njerëz me represaljet e tija terroriste dhe në këto rrethana Rugova bënte ҫmos për ta shpëtuar Kosovën, me aktivitete të tija ndërkombëtare, sa që diti të lidhet me më të fortit e botës sikur në këtë rast me SHBA dhe shtetet mike të NATO-së dhe Vatikanin, dhe i bindi ata që të intervenojnë ushtarakisht e që në mbledhjen e OKB u formua rezoluta 1244 e cila rezolutë e kishte si qëllim që NATO-ja të intervenoj në mënyrë humanitare për ta shpëtuar një komb të tërë nga zhdukja e tij, të cilën rezolutë nuk e kundërshtoj asnjë shtet i botës.

Pas intervenimit të NATO-së dhe ushtrisë së Kosovës e cila ishte organizuar jashtë Kosovës, si dhe ushtarëve të UÇK-së që ishin mobilizuar nëpër territore të Kosovës dhe sulmeve me aeroplanët më të sotisfikuar të NATO-së, pas 78 ditëve ushtria e Serbisë e pranoj ta nënshkruaj kapitulimin me marrëveshjen e Kumanovës dhe Kosova nga ajo kohë e 1999 me ndihmën e UNMIK-ut disa vjeçare dhe të EULEX-it deri në vitin 2008 kur Kosova e shpallë Pavarësinë e shtetit të Kosovës, e që nga ajo kohë e deri më tani shtetin e Kosovës e kanë njohur 118 shtete”, thekson ai.

Ndër të tjera, Tërnava thotë se Rugova ishte njeriu më me vlera i atyre kohërave, që me menҫurinë e tij i udhëhoq politikat e meҫme ndërkombëtare dhe intervenimin e NATO-së, që na ҫliroj nga ai shtet armik i cili tregoj dëshmi se e kishte në plan zhdukjen e tërë shqiptarisë dhe zhdukjen e Kosovës.

“Me vdekjen e Rugovës në shkurt të vitit 2006 e deri më tani vërehet një mungesë e madhe për atë njeri të madh, që e udhëhoqi vendin tonë në ato kohë më të vështira dhe edhe sot si garantues të sovranitetit të Kosovës është KFOR-i si pjesë përbërëse e NATO-s, prandaj falë garancioneve të këtyre institucioneve ndërkombëtare ne po e gëzojmë lirinë që po e përjetojmë nga çlirimi i vendit e deri më tani, dhe tash nga 01 janari 2024 Kosovës iu është pranu liberalizimi i vizave si hap i parë që Kosovës ditë e për ditë po i hapen rrugët drejt anëtarësimit në mesin e shteteve të BE dhe institucione tjera ndërkombetare”, vlerëson ai.

Tërnava thotë për ‘Bota sot’ se, marrë në tërësi populli i Kosovës edhe sot e pas vdekjes së Rugovës, ende përbëhet në emrin e këtij prijësi historik, prandaj jo rastësisht sa ishte ai gjallë, gjithnjë i fitonte votat me shumicë absolute, që këtë e dinë i tërë populli i Kosovës, sa që nga mllefi i fitoreve të parreshtura disa opozitarë kanë tentuar atentat ndaj veturës së Rugovës, por falë asaj që automobili ishte i blinduar edhe atyre rasteve iu shpëtoj, prandaj bashkëpartiakët e tij gjithnjë e përkujtojnë me endje punën e lavdishme dhe të kaluarën e tij të Rugovës.

“Sot Rugovizmi më shumë jeton në mendjet e njerëzve që e njohën dhe e deshtën shumë, por nga vdekja e Rugovës partia e LDK-së, kurrë më nuk i ka fitu votat si më parë, sepse me vdekjen e Rugovës, ndodhen thyerje të mëdha të LDK-së, dhe prijësit e emëruar të LDK-së, në ato postet që e udhëheqnin partinë e LDK-së, u shantazhojshin dhe iu kërcënojshin përfaqësues të partive tjera, prandaj ata prijës teë LDK u bënë si pollteron të partive tjera, që iu luteshin që të hyjnë në koalicione me ata dhe partitë që i fitojshin votat pas vdekjes së Rugovës, pranojshin koalicione me partinë e LDK, sepse kjo parti tani e kishte një stil polltronist, dhe ishin të dëgjueshmit e partisë së PDK dhe në shumë raste kjo parti i dirigjonte partinë e LDK dhe nëse kishin vërejtje për disa persona që ishin dikur besnik të Rugovës, ata u anashkalojshin dhe mbeteshin pa poste dhe pa punë, kurse kryetaret e LDK ishin të dëgjueshmit e PDK”, nënvizoi ai.

Tërnava thotë se njerëzit besnik të atyre kohërave të Rugovës, edhe më tutje janë ata që e përkujtojnë dhe i përmbahen rugovizmit, por ata tani janë në tërësi të anashkaluar nga poste të rëndësishme dhe një numër i madh me vite janë të anashkaluar dhe fare nuk janë në poste apo punë të përhershme.

“Kjo sepse këtë parti kështu në këtë nivel e pranuan udhëheqësit e LDK-së pas vdekjes së Rugoves e deri më tani, polltronista që edhe sot janë të përafërt me PDK dhe disa tjera parti e që me këto sjellje ata janë pasuruar skajshmërisht, që ishte edhe qëllimi i tyre, edhe që në zgjedhjet e fundit të 2020 LDK ra ne 12% të votuesve që ia dhanë votën kësaj partie, prandaj nëse partia në fjalë që planifikon të ngritet, duhet t’i përmirësoj gabimet e mëherëshme dhe të zhvillohet pa hile dhe t’i analizoj gabimet e bëra që rënë aq poshtë me përqindje dhe padrejtësitë që iu janë bërë individëve të LDK-së kontributdhënës të mëhershëm, të tentohet të përafrohen me ata individ që kanë kontribuar më herët, e që u anashkaluan dhe u injoruan nga prijësit e partisë me vite, gjë që kjo i kushtoj LDK-së, tani që gjendet në këtë situatë të mjerueshme, dhe pa një kërkim falje atyre individëve që janë dëmtu në mënyrë të paskurpullt nga ata prijës të LDK-së të viteve të pasvdekjes së Rugovës, që u dëshmu se ishin të dëgjuashmit e PDK-së, kjo parti vështirë se do të ketë prespektivë të mirfilltë”, potencoi Tërnava.

Qarri: Në fakt LDK, të cilën e kemi njohur nga ditët e Rugovës, as që ekziston sot, e të mos flasim më edhe për rugovizëm

Po ashtu, në këtë përvjetor ka folur edhe analisti Gani Qarri. Ai thotë se, Presidenti ikonë i Kosovës, Dr Ibrahim Rugova, “Gandi i Ballkanit” dhe Engjëlli hyjnor që edhe në kohë lufte, zhvilloi politikë të paqes, vdiq bashkë me epokën e tij.

“Dr. Ibrahim Rugova ishte figura më emblematike e një populli të robëruar, që edhe në kohë lufte, zhvillonte politikë të pa dhunshme, por duke dëshmuar kurdoherë përpjekjet më të vendosura dhe unike në historinë e shqiptarëve për liri dhe pavarësinë e Kosovës. Më 4 shkurt të vitit 2002 parlamenti i Kosovës zgjodhi Dr. Ibrahim Rugovën serish president, kurse në krye me Dr. Rugovën, LDK fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale të vitit 2004. Ai ishte figura simbolike e rezistencës paqësore për pavarësinë e Kosovës, i cili fatkeqësisht vdiq shumë i ri dhe në kohën kur i duhej më së shumti popullit të saj, vetëm pak ditë para përmbushjes së ëndrrës së tij jetësore, në veprimtarinë e bujshme politike”, vlerëson ai.

Sipas tij, Rugova ishte pasqyra më e ndritshme politike e të gjithë shqiptarëve nën okupimin serbo-sllav dhe veçanërisht figura më rrezatuese e reprezentative e shqiptarëve të Kosovës, që shkëlqente pozitivitet kudo dhe ndikonte në mënyrën më të fuqishme veçanërisht në përpjekjet e tyre për liri dhe shtetin e pavarur të Kosovës.

“Një personalitet i rrallë dhe shumë i çmuar politik, i respektuar maksimalisht edhe nga ndërkombëtarët, i cili për pjesën më demokratike të botës dhe shtetet më të fuqishme euro-perëndimore, nga Evropa deri në SHBA, ishte dhe mbetet edhe "Gandi i Ballkanit" udhëheqës i pa diskutueshëm dhe i respektuar edhe pas vdekjes, nga të gjithë brenda dhe jashtë vendit. Rugova edhe pas lufte ishte presidenti i parë i Kosovës së lirë dhe të sapo çliruar nga okupimi serb, i cili megjithëse në shtator të vitit 2005, u diagnostikua me kancer, ai nuk dha dorëheqje nga posti i të parit të shtetit dhe as nuk hoqi dorë, për asnjë minutë nga puna dhe përpjekjet e vazhdueshme për të një të ardhme sa më të sigurt dhe të ndritshme për Kosovën. Me 2 dhjetor të këtij fundviti, shënohet ditëlindja e 79-të e Presidentit historik te Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, por mjerisht ai më 21 janar të vitit 2006 ndërroi jetë, në moshën vetëm 61 vjeçare, vetëm pak javë para se në Vjenë të Austrisë, të fillonin bisedimet për statutin përfundimtar të Kosovës, të cilin gjithmonë kishte shpresuar ta përjetonte edhe vet”, vlerëson Qarri.

Image
Gani Qarri

Ndërkaq, ai thotë se roli i tij brilant dhe vlera e pashembullt historike e presidentit historik Ibrahim Rugova, në veprimtarinë e tij jetësore politike, ishte dhe mbetet historia unike e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në rezistencën e padhunshme por shumë aktive, për liri dhe shtetbërjen e Kosovës.

Luftë e vazhdueshme e gjithanshme dhe e fuqishme kombëtare, për mese dhjetë vjet me radhë, kundër një okupatori brutal të Kosovës si Serbia hegjemoniste e kasapit Slobodan Millosheviq, që për krimet kundër njerëzimit dhe bëmat gjenocidiale të Serbisë në Kosovë dhe vendet tjera të dala nga ish federata jugosllave, do të gjykohej nga Tribunali për Krime Lufte në Hagë.

“Vlera më e çmuar historike e presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e vlerësuar lartë nga ndërkombëtarët, nuk do mend se mbetet, politika e tij paqësore, apo "Politika e tij e paqes edhe në kohë lufte!Akt që dëshmon se përkushtimi i tij i pa kompromis, për t’i dhënë botës mundësinë e korrigjimit të padrejtësive ndaj shqiptarëve edhe në kohën, kur në të gjitha anët zhvillohej luftë, është çmuar jashtëzakonisht shumë, i cili Dr. Rugovën e lartësoi në sytë e mbarë botës, për faktin se stili i veçantë politik i dr. Ibrahim Rugovës, e dallonte shumë atë, nga politika e dhunshme ballkanike, madje edhe nga sjelljet e oponentëve të tij politikë brenda dhe jashtë vendit. Për hir të veprimtarisë së tij të shquar politike e miqësisë brilante që arriti të krijojë me burrështetasit më të mëdhenj anë e mbanë botës që nga Bill Klintoni, Toni Bleri, Zhak Shirak-u, Medlin Olbrajt etj, shtetet më të fuqishme dhe figura nga më të shquarat botërore dr.Ibrahim Rugova, në vitin 1998, u nderua nga qyteti i Münsterit në Gjermani, me Çmimin e Tolerancës, përderisa nga Parlamenti Evropian, ku edhe sot e përjetësisht, ndritë ekspozitura e fotografisë së tij, mori Çmimin Saharov.

Kurse ajo që rrezaton pashkëputshëm në veprimtarinë e shkencore dhe politike të Dr. Ibrahim Rugovës, është përmbajtja emblematike që figuron përbotshëm në certifikatën e ndarjes së doktoratës së nderit, për dr. Ibrahim Rugovën nga Universiteti i Parisit në vitin 1996, ku thuhet: “Ai është një nga apostujt e mëdhenj të jodhunës së kohës sonë”, fakt që dr. Ibrahim Rugovën, e përjetëson edhe shkencërisht në Ikonë të Paqes! Por ndryshe do të ndodhte dhe trajtohej nga disa njerëz e grupe të dyshimta kriminalo-politike në Kosovën e tij, madje në mars të vitit 2005, Dr. Rugova u gjend në shënjestër të një sulmi terrorist me bombë në Prishtinë, të cilit mezi i shpëtoi, ndërsa çuditërisht organizatorët nuk u identifikuan kurrë”, thekson ai.

Ai tha po ashtu se, njëjtë apo ngjashëm, figura e dr. Ibrahim Rugovës, u trajtua edhe nga bashkëpartiakët dhe politikanët e tjerë te Kosovës, madje pas katapultimit të Isa Mustafës , në krye të kësaj partie, i cili kurrë më parë nuk ishte anëtar as pjesë e LDK-së, kjo parti u tjetërsua krejtësisht, filluan luftërat e brendshme e përçarjet më të thella të njohura deri atëherë, duke përjashtuar anëtarët dhe figurat më aktive dhe më të devotshme kombëtare, që nga tërheqja brutale-zvarrë e të bijës së heroit Jusuf Gëvalla deri te anashkalimi arrogant i Faton Bislimit, si njëri nga aktivistët më të paepur të LDK-së.

“Në fakt LDK, të cilën e kemi njohur nga ditët e Rugovës, as që ekziston sot, e të mos flasim më edhe për rugovizëm, madje nën udhëheqjen e Isa Mustafës, partia më e madhe dhe shtet formuese e Dr. Ibrahim Rugovës, pothuajse u fut komplet nën diktimin e Hashim Thaçit, dhe ishte më e dëgjueshme se çdo degë e PDK-së ndaj tij. LDK, përveçse e ngriti Thaçin, me votat e deputetëve të saj, në president, ia plotësoi atij edhe të gjitha kërkesat tjera, që nga nënshkrim i asociacionit, votimi kësaj katrahure në parlament, e deri te votimi i demarkacionit me Malin e Zi, me të cilin, pas zgjerimit të FYROM-it me 2500 hektar tokë të Kosovës edhe Mali i Zi u rritë për mese 8300 hektar tokë autoktone të Kosovës, akte për të cilat, të gjitha partitë që i votuan, në vend se të turpërohen, vazhdojnë të shprehen krenare?! Roli historik i Dr. Ibrahim Rugovës, është pothuajse i pa arritshëm për figurat tjera politike vendore! Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës me 2 korrik të vitit 1990 u shpall Deklarata e pavarësisë dhe shpallja e Kosovës Republikë, me 7 shtator 1990 u bë miratimi i kushtetutës të Republikës së Kosovës, kurse me 22 shtator të vitit 1991 u mbajt referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova përveçse u zgjodh e rizgjodh President i Republikës së Kosovës në vitet e paraluftës, nën udhëheqjen e tij, LDK fitoi shumicën e votave edhe në tetor të vitit 2000, fitoi zgjedhjet e para lokale, në Kosovën e pasluftës, zgjedhjet e para nacionale të vitit 2001, zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002 dhe zgjedhjet e fundit nacionale vitit 2004, kur dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh president i vendit”, nënvizoi Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat