Ngritet alarmi, paralajmërohet përshkallëzim i situatës së sigurisë – kërkohet reagimi i NATO-s dhe BE-së!

Politika

Ngritet alarmi, paralajmërohet përshkallëzim i situatës së sigurisë – kërkohet reagimi i NATO-s dhe BE-së!

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 2 dhjetor 2023 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratisllav Gashiq, njoftoi se në ditët në vijim do të hapet një shtab policor në Preshevë, në jug të Serbisë, dhe se do të intensifikohen veprimet në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Presheva është komunë e banuar me shumicë shqiptare dhe së bashku me Bujanocin dhe Medvegjën, ku jetojnë po ashtu shqiptarë, njihen si Lugina e Preshevës.

Gashiq deklaroi se policia "po bën gjithçka për të frenuar migrimin e parregullt dhe për të dekurajuar dhe arrestuar të gjithë trafikuesit e njerëzve", njoftoi Ministria e Brendshme serbe më 30 nëntor.

"Anëtarët e MPB-së do të marrin të gjitha masat për të parandaluar kalimin e parregullt të emigrantëve në vendin tonë. Ne do të qëndrojmë në këtë zonë, por edhe në veri të vendit, derisa ta zgjidhim plotësisht këtë problem", tha Gashiq në qendrën rajonale të policisë kufitare në drejtim të Bullgarisë.

Elezi: Deklaratë tipike propagandistike nxitëse e konflikteve ndëretnike

Image
Bedri Elelzi

Eksperti i sigurisë, Bedri Elelzi, ka thënë se deklaratat e ministrit Gashiq në lidhje me zhvillimet në aspektin e strukturave të sigurisë në Serbi, janë tipike për përshkallëzimin e sigurisë.

I njëjti ka paralajmëruar se do të ndërtohet një stacion policor në Preshevë dhe gjithashtu do të intensifikohen aktivitetet policore përgjatë kufirit me Maqedoninë dhe Bullgarinë është një deklaratë tipike e paralajmërimit të përshkallzimit të situatës së sigurisë, është një deklaratë tipike propagandistike nxitëse e konflikteve ndëretnike dhe sidomos ndërshtetërore ngase i njëjti paralajmëroi se do të ketë aktivitetet të shtuara në mes dy shteteve Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Derisa, në anën tjetër grupi evropian dhe ndërkombëtarë po bëjnë përpjekje për larimin e kufijve mes shteteve, po ashtu po bëjnë përpjekje për krijimin e kushteve të reja për lirinë e lëvizjes për qytetarët pa dallime etikne, gjinore e kombëtare”, thotë ai.

Ai thotë se Serbia është faktori kryesor i destabilizimit.

Kemi një Serbi e cila është faktori kryesor i destabilizimit të sigurisë dhe e njëjta shfrytëzon madje edhe ministrat e saj, po ashtu strukturën e saj politike për të paralajmëruar pikërisht aktivitete të dhunshme policiore dhe ushtarake”, thekson ai.

Tutje, ai thotë se këto paralajmërime janë serioze dhe duhet të trajtohet me seriozitet nga BE dhe ShBA.

Këto paralajmërime janë serioze dhe duhet të trajtohen me seriozitet nga ndërkombëtarët kur kemi të bëjmë me drejtat e komunitet shqiptar në Preshevë, ngase siç duket është një lloj përpjekje për të frikësuar shqiptarët të cilët do të largoheshin në atë pjesë.

Ky është një element i spastrimit etnik dhe besoj që SHBA dhe BE duke marrë në konsideratë aktivitetet që po bëjnë për krijimin e kushteve për serbët në veri, atëherë duhet të bëjnë përpjekje edhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, shprehet ai.

Në fund, ai thotë se institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të bëjnë presion te faktori ndërkombëtar prë ta parandaluar një gjë të tillë.

“Njëkohësisht, institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të bëjnë presion te faktori ndëkombëtar se të njëjtit do të veprojnë krahas veprimeve që do të ketë Serbia edhe me serbët lokal në veri.

Prandaj, SHBA dhe BE duhet të përfshihen për të garantuar shqiptarët në atë pjesë dhe po ashtu për të garantuar Serbisë se këto lëvizjen janë larg standardeve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, për çka Serbia po bën përpjekje për futje në BE”, përfundon ai për “Bota sot”.

Hasani: Serbia, dëshiron të kontrolloj këtë trekëndësh të tri shteteve.

Image
Refik Hasani

Profesori nga Presheva Refik Hasani, në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se kjo është deklaratë alarmuese sepse Serbia është ajo që dëshrion të kontrollojë këto shtete.

Hapja e një shtabi policor në Preshevë, ku Presheva kufizohet me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, jo larg është kufiri me Bullgarinë, kjo flet dhe është një alarm që Serbia, dëshiron të kontrolloj këtë trekëndësh të tri shteteve.

Ky është edhe një vazhdim i përqëndrimit të forcave si të xhandarmërisë dhe ushtrisë, kjo lexohet rritja e kapaciteteve ushtarake jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj Maqedonisë së Veriut. Serbia në gjithë vijën kufitare me Kosovën ka vendosur 48 baza ushtrake si të xhandarmërisë dhe ushtrisë.

Komuna e Preshevës, përbëhet nga 98% prej shqiptarëve, dhe pa ndalur bëhen plane, si të jetë një qendër e refugjatëve, tani si qendër edhe ushtarako-policore. Kur kësaj i shtojmë që në qytetin e Nishit, ka dhjetë vite që është hapur, Qendra Humanitare Serbo-Ruse në Nish. Qëllimi po dihet, në fokus është territori në Kosovë, që lehtë brenda Kosovës hyhet nga Presheva, për në qytetin më të madhë të Anamoravës-Gjilan”, thotë ai.

Tutje, ndërkombëtarët duhet të reagojnë rreth kësaj deklarate duke mos lejuar që të instalohen forcat e Serbisë dhe xhamdarmarisë.

Ndërtimit të këtij stacioni policor serb, do të duhej të reagon instanca e makanizma të BE-së dhe NATO-s, të kërkojnë mos të instalohen forca të xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe. Mendoj se Serbia në Preshevë, dëshiron të hap një Qendër Humanitare Serbo-Ruse si që ekziston në Nish, apo këtë qendër të Nishit të bartë dhe vendos në Preshevë!

Në vizitën e fundit që e realizoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Kosov dhe në Serbi, që përqëndrimin e shumt të forcave Serbe për rrethë Kosovës, e ceku në Beograd, gjatë konferencës për shtyp, por Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqiç, ia ktheu “se ne askënd nuk e pyesim ku i vendosim forcat tona”.

Edhe, Presidenti i Ukrainës, z. Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, pasi sipas tij, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

Kjo flet se Serbia si aleati më i besueshëm në Balkan i Rusisë, dëshiron një konflikt të armatosur duke kryer edhe invazion ushtarak mbi Republikën e Kosovë, kjo gjithnjë e më shumë vërehet së fundi pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit”, nënvizon ai.

Në fund, thotë se Serbia duhet të sanksionohet sepse vetëm kështu mund të ndalet.

Këtë hov të Serbisë mund të parandalon vetëm NATO, duke vënë masa dhe duke e sakansionuar Serbinë, nëse nuk sanksionohet Serbia, dhe lihet me dorë të lira, Serbia ashtu si e ka kontrollin në Bosnjë e Hercegovinë dëshiron edhe në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut e posaqërisht në Kosovë, prandaj vetëm sanksionimi e ndal Serbinë”, përmbylli ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat