Kërkohet publikimi i draft-statutit për asociacionin, juristi: Mund t’i ketë 12 pika kontestuese!

Politika

Kërkohet publikimi i draft-statutit për asociacionin, juristi: Mund t’i ketë 12 pika kontestuese!

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 3 dhjetor 2023 Në ora: 19:09
Takimi i 26 tetorit në Bruksel i kryeministrit Kurti me pesëshen evropiane

Deri tani paritet opozitare kishin qenë kritike ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi nuk publikoi draft-statusin mbi formimin e Asociacionit në komunat me shumicë serbe.  

Madje, Kurti e kishte detyrim të mos e publikonte.  

Por, të premten që kaloi partitë opozitare në Kosovë kanë pranuar se u është dorëzuar drafti i statutit të Asociacionit i propozuar nga BE.  

Për formimin e këtij Asociacioni, së pari duhet të merret drita e gjelbër nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës në mënyrë që të fillojë implementimi i tij.  

Asociacioni i publikuar në media përmban:  

Termat e listuara më poshtë të përdorura në këtë statujë kanë kuptimin e mëposhtëm:   

a) Republikës së Kosovës 

b) Republikës së Serbisë 

c) Asociacioni d) Autoritetet Qendrore: Presidenti, Asambleja, Qeveria dhe Auditori gjeneral i Kosovës e) Rregullat dhe ligjet ndërkombëtare, ligjet e aplikuara në Kosovë 

f) Gazeta Zyrtare e Kosovës 

g) Kushtetuta e Republikës së Kosovës 

h) Asambleja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “Në përputhje me ligjin në fuqi, Asociacioni do të veprojë si një forum për bashkëpunimin dhe koordinimin ndër komunal përmes të cilit anëtarët e tij do të shqyrtojnë çështjet e interesave të tyre të përbashkëta, do të promovojnë, shpërndajnë dhe mbrojnë çështjet me interes të përbashkët dhe mbështesin ofrimin e publikut shërbimet brenda komunave anëtare.  

“2. Asociacioni do të angazhohet në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb të Kosovës në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës. Ky angazhim nuk do të zëvendësojë, përjashtojë, zëvendësojë ose zvogëlojë të drejtat dhe interesat e subjekteve të tjera juridike që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës për të ndjekur të njëjtat qëllime.  

3. Asociacioni do të koordinojë, lehtësojë dhe kryejë aktivitete kërkimore dhe zhvillimore. 4. Për të lehtësuar ushtrimin e këtyre kompetencave, organet e Asociacionit kanë të drejtë të miratojnë sa vijon: a) Rregulloret. b) Vendimet. c) Deklaratat, d) Rregulloren e Punës. e) Udhëzimet”, thuhet hnë këtë dokument të publikuar nga Ramadani. “1. Asociacioni përbëhet nga këto organe: a) Kuvendi. b) President dhe Zëvendës President. c) Bordi. d) Këshilli Këshill-dhënës e) Administrata. f) Zyra e Ankesave.”, thuhet ndër të tjera në dokument.  

Ahmeti: Draft-statusi duhet të publikohet  

Image
Hidajet Ahmeti

Analisti Hidajet Ahmeti në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se për t’iu ikur teorive spekulative duhet që të bohet publikimi i drat-statusit për t’i dhënë një vlerësim profesional.  

“Publikimi i draft-statutit është një mundësi e mirë për t’u vlerësuar e analizuar, pasi në vazhdimësi janë ndërtuar teori spekulative nga të gjitha anët. Mendoj se publikimi i draftit do të ishte mundësi e një debati të mirëfilltë nga profesionistët, duke i dhanë mundësi një vlerësimi profesional”, nënvizon ai.  

Bajraktari: Mbrojtja e interesit nacional me dokumente obligative, është gjithëpërfshirëse  

Edhe avokati Ardian Bajrakatari thotë se kërkesa për mospublikimin e draft-statusit është e pakuptimtë, duke shtuar se mbrojtja e interesit nacional do të duhej të ishte gjithëpërfshirëse.   

Image
Ardian Bajraktari

Një çështje kaq e rëndësishme, ku varet çështja e kushtetutshmërisë dhe e ruajtjes apo jo të shtetit unitar, nuk do të duhej të përbënin fshehtësi.   

Para zyrtarizimit të draftit të Asociacionit, duhet t'i nënshtrohet diskutimeve dhe qasjes kritike të profesionistëve vendorë e ndërkombëtarë, këtu, pra, nuk duhet të këtë fshehtësi për interesin nacional, andaj edhe kërkesa për mospublikim të draftit është e pakuptimtë.   

Mbrojtja e interesit nacional me dokumente obligative, është gjithë-përfshirëse, së paku e tillë do të duhej të ishte, gjë e cila deri tash, në vitet e fundit, nuk ka ndodhur, ka munguar transparenca, për fat të keq”, deklaron avokati Bajraktari për “Bota sot”.  

Bujrani: Ky draft nuk mund të zyrtarizohet pa dhënë vendimin Gjykata Kushtetuese  

Image
Blerim Burjani

Jursiti dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Bujrani për “Bota sot”, shprehet se ai draft duhet të kalojë në filtrat e Gjykatës Kushtetuese sepse ndryshe nuk do të ishte mirë të publikohet.  

Tutje, ai thotë se drafti aktual është në kundërshtim me kushtetutën diku 12 pika të këtij drafti statuti.  

“Ky draft duhet të diskutohet më tutje në Bruksel, nëse arrihet të jetë një draft përfundimtar, pastaj ai draft shkon në Gjykatë Kushtetuese, dilemat i heq Gjykata Kushtetuese.  

1.Asociacioni duhet të jetë mekanizëm konsultativ dhe këshill-dhënëse, 

2.Asociacioni duhet të jetë mekanizëm vullentar jo obligativ për komunat për t’u anëtarësuar në këtë asociacion, 

3.Asociaiconi nuk mund të nxjerr vendim në emër të komunave vendime, 

Ky asociacion nuk ushtron kompetenca të komunave në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje lokale. 

4.Buxheti nuk mund të ndahet për asociacionin nga Qeveria Kosovës por nga komunat anëtare, Asociacioni pranon donacione dhe financa nga komunat anëtare. 

Të hiqet arbitrazhi që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, të rregullohet legalizimi i asimit dhe shëndetësisë në pajtim me kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Kosovës, duke dhënë miratim Qeveria e Kosovës për programet mësimore serbe, të ndalet gjuha urrejtjes nacionale ndaj shqiptarëve në programet mësimor.  

Drafti aktual është në kundërshtim me kushtetutën dikund 12 pika të këtij drafti statuti  

Ky draft nuk mund të zyrtarizohet pa dhënë vendimin Gjykata Kushtetuese”, përmbylli ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat