“Kërcënimet e vazhdueshme”/ Eksperti i sigurisë: Lëvizjet politike të Serbisë mund të cenojnë sigurinë në Kosovë!

Politika

“Kërcënimet e vazhdueshme”/ Eksperti i sigurisë: Lëvizjet politike të Serbisë mund të cenojnë sigurinë në Kosovë!

Nga: M.Haziri Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 09:53
Xhelal Sveçla

Gjatë ditës së djeshme ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka pritur në takim Shefen e Operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Sveçla theksoi se me Viehen kanë biseduar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veriun e Kosovës.

“Sulmet e njëpasnjëshme viteve të fundit ndaj institucioneve tona dhe zyrtarëve tanë në veriun e Kosovës si dhe sulmi terrorist i 24 shtatorit ishin çështjet e rëndësishme për të cilat biseduam me znj. Viehe, poashtu edhe për bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e mirë e të vazhdueshëm mes KFOR dhe Policisë së Kosovës”, shkroi Sveçla.

Ai potencoi se u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë.

“Kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe ambiciet e saj territoriale për Kosovën vazhdojnë të përbëjnë problem serioz për Kosovën por edhe të rajonit”, tha ministri.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Ai tha që tensionim të situatës mund të ketw nëse niveli politik mund të shkaktojë situatë të pa parishikuar deri më tani.

Image
Drizan Shala

“Situata në veri mund të tensionohet në rast se do të kemi ndonjë veprim të pa matur nga ana e nivelit politik që mund të shkaktojë situatë të paparashikuar deri më tani. Pavarësisht që mekanizmi i sigurisë ka marrë të gjitha veprimet adekuate për të parandaluar sulme të ndryshme në drejtim të rendit kushtetues dhe sigurisë”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti i sigurisë thekson që lëvizje politike të Serbisë mund të ketë e që mund të cenojë sigurinë e vendit.

“Në ketë faze që gjendem deri në fillim vit pritet të kemi ndonjë lëvizje politike të Serbisë që mund të cenojë sigurinë e vendit por që veprimet mbi bazën e presionit psikologjik do të kemi në vazhdimësi përmes luftës hibride që është duke zhvilluar Serbia në rajon të Ballkanit perëndimor”, përfundoi Shala për “Bota sot”.

Vlen të theksohet që Sveçla gjithashtu potencoi në fund se Kosova aspiron rrugën drejt integrimit në NATO dhe në këtë kuptim, do të vazhdojnë përpjekjet si partner serioz në garantimin e sigurisë në vend dhe në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat