“Serbia e njeh reagimin e NATO-s”/ Ish ushtaraku tregon pse nuk kanë bazë kërcënimet e Vuçiqit ndaj Kosovës!

Politika

“Serbia e njeh reagimin e NATO-s”/ Ish ushtaraku tregon pse nuk kanë bazë kërcënimet e Vuçiqit ndaj Kosovës!

Nga: M.L. Më: 22 mars 2024 Në ora: 14:17
Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar së fundmi Perëndimin me një paralajmërim që ka të bëjë me zgjedhjen midis Kosovës dhe Serbisë, sipas tij.

Në një paraqitje në një akademi, Vuçiq ka lënë të kuptohet se nëse Perëndimi vendos të favorizojë Kosovën, ata do të përfitojnë nga kjo situatë, në një mënyrë të ndryshme nga përvoja e treguar 25 vite më parë.

"Për ne nuk është problem nëse ata ju duan ata dhe nuk na duan ne, nëse ata ju preferojnë ata, ata nuk do të na kenë ne. Në qoftë se ata ju preferojnë ata dhe doni të ndihmoni ata, ne do të mbijetojmë! Por ne jemi mjaft të arsimuar, të mençur dhe guximtarë, dhe kemi mjaft përvojë dhe përvojë pas të gjitha atyre që keni bërë për ne në 25 vitet e kaluara. Ne presim momentin e duhur dhe do ta shfrytëzojmë mundësinë, rastin tonë", tha Vuçiq.

Ndëkaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka publikuar të enjten në mbrëmje pamje të njësive të specializuara të ushtrisë së Serbisë, që sipas tij janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.

Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”.

Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Ai ka shtuar se, Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën.

“Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal”, ka theksuar ai.

Nga ana tjetër, edhe nga njohës të çështjeve të sigurisë deklarata e Vuçiqit, po konsiderohet si një kërcënim drejtpërdrejt luftarak për Kosovën.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Osman Feri,zi Ish-pjesëtari i Grupit të Dytë në stërvitjet e grupeve guerile nga Kosova në Shqipëri, të zhvilluara më 1991, ka thënë se situata aktuale botërore ndodhet para një shpërthimi ose tërmeti në përmasa botërore si pasojë e agresionit të paprovokuar nga Federata Ruse në shkurt të vitit 2022 kundër Ukrainës.

“Rendi dhe balanci botëror janë thyer tashmë, duke sjellë ndryshime gjeopolitike, ekonomike dhe historike të shumta, si dhe rigrupime përballë së keqes së njerëzimit”, ka thënë ai.

Image
Osman Ferizi

Ferizi ka deklaruar se, deklaratat e Presidentit të Serbisë, Vuqiq, dhe kërcënimi i hapur që i është bërë veçanërisht Kosovës, si dhe alarmit dhe provokimeve ndaj bashkësisë ndërkombëtare, janë pritur me entuziazëm pas rizgjedhjes së Putin, dhe pas suksesit të ofensivave të Rusisë kundër Ukrainës.

“Zhgënjimi është shfaqur për faktin që Kosova ka mundësi të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Të gjitha këto retorika dhe guxime populiste janë pasojë e fuqizimit, armatimit me miliona dhe mobilizimit ushtarak në 48 baza ushtarake operative”, ka potencuar ai.

Sipas tij, mendohej se të gjitha këto ishin pjesë e një strategjie dhe skenari të ortodoksisë Ruso-Serbe për të realizuar ambiciet e tyre.

“Kjo agjendë dhe retorikë luftarakë janë vazhdimësi e sulmit të 24 shtatorit të vitit 2023 në Bajnskë, pas të cilit qartë qëndron Serbia në krye me Vuqiq. Ky skenar identik me atë të Rusisë në Ukrainë në Donbas, Donetz, Krime”, ka nënvizuar ai.

Ferizi shprehet se Serbia ka fituar guxim nga mosndëshkimi i BE-së, edhe pse ajo nuk i ka vënë sanksione, nuk ka burgosur bandat terroriste të Bajnskës.

“Jam i bindur se Serbia, pavarësisht presionit nga Rusia për të nxitur konflikt në Kosovë në emër të mbrojtjes së Serbëve lokalë, nuk do të ketë guximin për këtë, sepse Serbia e njeh reagimin e NATO-s. Ajo ka provuar fuqinë dhe vendosmërinë e saj në vitin 1999, kur u bombardua nga Aleanca e NATO-së dhe nënshkroi kapitullimin me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës. Sot, NATO është prezente dhe mbrojtëse e botës shqiptare me dy baza më të mëdha në rajon: në Bonstill-Ferizaj dhe në Kuçovë-Shqipëri”, ka theksuar ai.

Sot, sipas ish ushtarakut, bota shqiptare është në një pozitë më të mirë se kurrë në këta 100 vjet.

“Dy shtetet shqiptare duhet të punojnë ngushtë bashkërisht për t’u integruar në BE dhe për të zhvilluar ekonominë, si dhe për të pasur një bashkëpunim të ngushtë dhe mirënjohje për miqtë dhe partnerët tanë që na bënë të lirë, në radhë të parë SHBA, Anglia dhe shtetet në BE”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat