Kuvendi i thashethemeve!

Politika

Kuvendi i thashethemeve!

Nga: Shkruan: Etleva Skonja Më: 10 korrik 2016 Në ora: 16:09
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, në një kohë që ka shumë detyra para vetes për të kryer, është katandisur në një institucion, pasiv dhe i dështuar. Pa frikë mund të thuhet se Kosova, nuk ka patur asnjëherë, në vitet e pasluftës, legjislaturë më të dobët dhe më me pa nivel.

Në vend që të debatojnë, për ligje që ndikojnë në jetën e qytetarëve apo të ngrenë zërin për fenonemenet negative që s ‘janë të pakta në Kosovë, vijojnë me akuza dhe kundërakuza ndaj njëri tjetrit. Duke treguar, kështu, se në atë Kuvend numërohen me gishta deputetët e ndershëm, me nivel të lartë kulture, të pakorruptuar, të painkriminuar, dhe me integritet.

Nga Komisioni Evropian me të madhe po kërkohet që të luftohet krimi i organizuar, korrupsioni dhe jo vetëm, në mënyrë të tillë që Kosovës t’i hapen dyert për librealizimin e vizave. Por të korrptuarit e të inkriminuarit, nuk kanë në mend ta luftojnë vetveten, por ata kanë treguar, se kanë në mend të mbajnë peng Kosovën, vetëm për interesat e tyre personale, biznesore e klanore. Në seancën e fundit parlemantare, s’ka ndodhur asgjë më shumë se sa tallja me qytetarët, ngase pjesa më e madhe e deputetëve, të cilët e kanë kthyer në standart, shkuarjen në Kuvend vetëm për të firmosur, për të marrë mëditjet dhe pa iu interesuar, se për çfarë janë të thirrur dhe votuar. Me akuza dhe kundërakuza, si gjithnjë, kanë zgjedhur të kalojnë dhe një seancë tjetër parlamentare. A thua, se qytetarët e Kosovës, nuk i njohin ata njerëz se kush janë. Por ata kanë treguar, se janë aq shumë injorantë politikë, saqë qëllimisht apo jo, lëshojnë akuza, pa i argumentuar dot, por vetëm në formën e thashethemeve?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat