Nesër shqyrtohet debati për Demarkacionin

Politika

Nesër shqyrtohet debati për Demarkacionin

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 22:04
Kryesia e Kuvendit

Nesër në mbledhjen e radhës të Kryesisë së Kuvendit do të shqyrtohet organizimi i një debati profesional në mes komisionit shtetëror për demarkacionin dhe grupit të njohësve profesionistë.

Kështu është paralajmëruar në një njoftimin për media të Kuvendit të Kosovës, ku thuhet se kjo çështje është në pikën tre të rendit të ditës së nesërme.

“Kërkesa e Grupit të deputetëve të Kuvendit për organizimin e një debati profesional-shkencor mes komisionit shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionist për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi”, përcjellur nga pika tjetër “Kërkesa e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor që Qeveria e Republikës së Kosovës ta hartojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-139 për shpronësimin e pronës së paluajtshme, ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Mbledhja do të fillojë në orën 11:00 të së premtes me 13 pika të rendit të ditës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat