Abuzime me blerjen e librave shkollore

Politika

Abuzime me blerjen e librave shkollore

Nga: Etleva Skonja Më: 18 korrik 2016 Në ora: 17:04
Ministria e Arsimit

Sipas ZAP –it, rreth  14,500,000€ kanë të bëjnë me librat shkollor për nxënësit e klasave nga 1 deri në 9  (bëhet fjalë për librat shkollor që janë blerë gjatë vitit 2014-2015 dhe librat e blerë për Universitetin e Prishtinës, që janë regjistruar si pasuri kapitale, derisa ato nuk i plotësojnë kriteret themelore për t’u klasifikuar si pasuri kapitale) “ 435,163€ janë inventar për shkollat, të cilat janë regjistruar si pasuri kapitale.

ZAP –i ka gjetur, se në Ministrinë e Arsimit, ka  mbivlerësim të pasurive fikse për mbi 15 milion euro. Pjesa më e madhe e kësaj shume, apo rreth 14,500,000€ kanë të bëjnë me librat shkollor për nxënësit e klasave nga 1 deri në 9  (bëhet fjalë për librat shkollor që janë blerë gjatë vitit 2014-2015 dhe librat e blerë për Universitetin e Prishtinës, që janë regjistruar si pasuri kapitale, derisa ato nuk i plotësojnë kriteret themelore për t’u klasifikuar si pasuri kapitale) “ 435,163€ janë inventar për shkollat, të cilat janë regjistruar si pasuri kapitale dhe 399,560€ kanë të bëjnë me një projekt të binjakëzimit i bashkë financuar nga MASHT me Komisionin Evropian, që ka pasur synim  të blej pajisje të Teknologjisë Informative për shkolla. Këto pajisje nuk janë në pronësi të MASHT-it,  mirëpo të shkollave individuale. Një pagesë prej 97,000€ për Qendrën e Studentëve nuk është regjistruar si pasuri kapitale mbi 1,000€ ndonëse i plotësonte kërkesat. Shpenzimet e mbikëqyrjes së projekteve kapitale nuk janë trajtuar në mënyrë konsistente. Ato i janë shtuar kostos së projekteve kapitale, mirëpo janë regjistruar ndaras; dhe Me rastin e themelimit të universiteteve publike, pasuritë e tyre mbi 1,000€ nuk janë  transferuar tek regjistrat e Ministrisë së Arsimit, ashtu siç parashihej edhe me marrëveshjet  e mirëkuptimit ndërmjet universiteteve përkatëse, Universitetit të Prishtinës dhe MASh-it”, thuhet në gjetjet e ZAP –it.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat