Skandal, gjyqtarët dhe prokurorët, fajtorë mbrohen me ligj!

Politika

Skandal, gjyqtarët dhe prokurorët, fajtorë mbrohen me ligj!

Nga: Etleva Skonja Më: 18 korrik 2016 Në ora: 17:12
Ilustrim

Gjyqtarët dhe Prokurorët që shkelin ligjin në baza ditore, vijojnë të jenë anonim dhe të mbahen sekret për publikun. 

Thënë ndryshe qytetarët, i denoncojnë gjyqtarët dhe prokurorët shkelës të ligjit, por askush nuk e di nëse hetohen, apo  dënohen. Edhe eventualisht, nëse ndodh diçka e tillë, sërish emrat  e tyre mbahen sekret dhe ata vazhdojnë punën, sikur të mos kishte ndodhur e asgjë, ndërsa qytetarët përfundojnë sërish në duart e shkelësve të ligjit. 

Qindra denoncime janë bërë nga qyetarët pranë Zyrës së Prokurorit Disiplinorë, mirëpo kur vjen puna tek transparenca e hetimeve, asgjë nuk dihet. Në fakt mbrojtja e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shkelës të ligjit e të korruptuar, vjen nga ligji në fuqi dhe nga vetë  ata zyrtarë dhe nga ai institucion që ka hartuar ligjin.

Të hartosh një ligj për të mbrojtur shkeljet, kjo ndodh vetëm në Kosovë. Sipas ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial, Zyra e Prokurorit Disiplinorë, duhet t’u raportojë atyre me raporte për shkeljet e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Më pas këshillat përkatës vendosin, nëse ka shkelje disiplinore apo jo dhe më tej emrat e tyre mbahen sekrete.

Ankesat që mbërrijnë në ZPD, kanë të bëjnë me  shkeljen  e ligjit apo akteve nën-ligjore, që janë të zbatueshme për gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë, me çështjen e provave të  gabuara apo jo të plota apo dhe vërtetimi i situatës faktike si dhe me shkeljen e procedurave disiplinore.

Ç’ka do të thotë, se nëpërmjet këtyre hapave një gjyqtarë apo prokurorë, mund të mbërrijë deri tek korruptimi apo tek ndonjë vepër tjetër penale. Mirëpo, ndonëse ka raste dënimi, emrat e tyre mbahen në terr të plotë për publikun.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën  në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat