Nait Hasani: Mos miratimi i demarkacionit është shpëtim i qytetarëve

Politika

Nait Hasani: Mos miratimi i demarkacionit është shpëtim i qytetarëve

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 22:50
Nait Hasani

Kuvendi i Kosovës nuk duhet ta kalojë demarkacionin. E pastaj procesi duhet të nis nga fillimi. Duhet t’i iket mashtrimeve politike që po bëhen vazhdimisht nga kryeministri, është shprehur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ,në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Ai thotë se në rast që miratohet marrëveshja, Kuvendi shkon me një krizë politike që është e rrezikshme për vendin dhe pastaj përgjegjësinë do ta merr kryeministri.

“Ne duhet ta mbrojmë vendin tonë dhe atë e mbrojmë duke mos e ratifikuar këtë marrëveshje”, ka thënë Hasni në “Kontakt” duke paraqitur edhe disa harta me të cilat sipas tij po humbë territor Kosova. “Mos kalimi i marrëveshjes së demarkacionit në Kuvend është shpëtim i qytetarëve. Përgjegjësia shkon të Qeveria, pastaj ajo vendos që vendi të shkojë në zgjedhje ose zgjedh forma të reja të cilat janë mundësi që vendi të dal nga kjo gjendje”.

Kur është pyetur se a ka një qëndrim të prerë Partia Demokratike e Kosovës, sa i përket çështjes së demarkacionit, Hasni ka thënë: “PDK ka kryetarin e partisë, zëdhënësin, nënkryetarin e partisë, por unë flas në emër të votuesve të mi dhe të atyre që janë kundër humbjes së territorit që shihet me gjendje faktike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat