Sulmi ndaj Kuvendit, sinjal që situata mund të eskalojë!

Politika

Sulmi ndaj Kuvendit, sinjal që situata mund të eskalojë!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 5 gusht 2016 Në ora: 12:00
Kuvendi i Kosovës

Analistët politikë vlerësojnë se situata politike dhe e sigurisë në vend mund të eskalojë, për këtë edhe duhet ngritur vigjilencën.

Sipas tyre, veprimet e këtilla vetëm i bëjnë dëme Kosovës dhe qytetareve por që problemi nuk zgjidhet. Duke folur rreth sulmit të brendshëm që ndodhi ndaj kuvendit të Kosovës, se a ka synim që (ky sulm) të pengojë aktivizimin e Gjykatës Speciale dhe a qëndrojnë prapa kësaj të akuzuarit potencial të gjykatës speciale Leon Duhanaj analist politik ka thënë se sulmi ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës, në radhë të parë duhet cilësuar si një akt i rëndë kriminal me premisa terroriste.

 “Ne nuk mund të paragjykojmë, të spekulojmë apo edhe ta dimë saktësisht qëllimin dhe motivin thelbësor të këtij akti të shëmtuar. Megjithatë mund të konkludojmë se ky sulm është sulm kundër shtetit të Kosovë, kundër demokracisë së bisht, kundër vetë popullit të Kosovës. Kushdo të ketë qenë frymëzuesi dhe kryesi i këtij akti, nuk ja do të mirën këtij vendi. Tani a ka sulmi ndër lidhshmëri me Gjykatën Speciale por nuk mund të spekulojmë, mbetet punë e organeve të rëndit dhe hetuesisë që t’i hetojnë të gjitha pistat pa përjashtim, në mënyrë që sa më parë të zbardhet ky rast”, ka thënë Duhanaj.

Sipas tij, një gjë duhet ta kemi të çartë në mëndje, se Kosova ka armiq me bollëk të cilët shtetësinë e Kosovës mundohen ta minojnë në mënyra të ndryshme. “Ka mjaftë element kriminal dhe armiqësor të cilët veprojnë në formë agjenturash me qëllimin e vetëm, pengimin e konsolidimit përkatësisht defunksionalizimin e shtetësisë së Kosovës. Është me rëndësi të jashtëzakonshme që në këto momente të reflektojmë unitet si shtet dhe si shoqëri. T’i dënojnë aktet kolektivisht dhe të bashkëpunojnë të gjitha segmentet për zbardhjen e tyre”, ka thënë Duhanaj.

Ai ka theksuar se në këto raste politika ditore e subjekteve duhet të ketë rang dytësor, duke u ofruar të gjitha partitë, në bashkëpunim të ngushtë në shprehjen e unitetit shoqëror në vend. “E vetmja gjë që i tmerron armiqtë tanë është uniteti kolektiv në çështjet me interes nacional”, ka shtuar analisti politik Duhanaj.

Ndryshe Ismet Haziri analist politik ka pohuar se sulmi në Kuvendin e Kosovës është i drejtuar direkt kundër qytetarë dhe shtetit të Kosovës.

Ai ka thënë se tani duhet me kujdesin më të madh të jepet vlerësimi se nga kush mund të ketë ardhur një sulm i tillë. “Situata politike dhe e sigurisë në vend mund të eskalojë, për këtë edhe duhet ngritur vigjilencën. Kurse sa i përket gjykatës speciale dhe potencialisht ata që mundë të jenë të akuzuarit e gjykatës, nuk mendoje se me veprimet e tyre të çfarëdo sulmi apo kërcënimi brenda Kosovës mund ta parandalojnë fillimin e punës të një gjykate që nuk ka selinë në Kosovë”, ka thënë Haziri. Sipas tij, veprimet e këtilla vetëm i bëjnë dëme Kosovës dhe qytetareve por që problemi nuk zgjidhet. “Gjykata speciale është bekim i deputeteve te Kosovës te daluar nga vota e lire. Por se a ka qene e merituar për Kosovën një gjykatë e tillë është teme tjetër, por një është e vërtet, se n e vetë e kemi pranuar dhe tani nuk ka kush që e parandalon”, ka thënë Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat