Ku shkuan 3 milardë dollarët e BE-së?

Politika

Ku shkuan 3 milardë dollarët e BE-së?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 14 shtator 2016 Në ora: 17:02
Ilustrim

Shefja e Zyrës së BE-së, në Kosovë Natalia Apostolova, ka kërkuar, së fundmi që Kosova të luftojë në mënyrë urgjente korrupsionin, me arsyetimin se Kosovës, i janë dhënë nga BE –ja, 3 miliardë dollarë, që nga viti 1999. “ Bashkimi Evropian është partneri, donatori dhe përkrahësi kryesor tregtar i Kosovës. Që nga viti 1999 tashmë kemi shpenzuar 3 miliardë dollarë të asistencës së BE-së.

Kemi krijuar vende pune, po e ndihmojmë ekonominë e vendit dhe po bëjmë gjithçka që qytetarët e Kosovës të jetojnë më mirë”, ka deklaruar Natalia Apostolova, gjatë një takimi me kryeministriin Isa Mustafa. Mirëpo faktet flasin që jo vetëm nuk janë bërë punësime, por korrupsioni sa vjen dhe shënon rritje. Të paktën, sipas një raporti të Riinvest, të publikuar në të njëjtën ditë, që shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalia Apostolova, bëri thirrje për të luftuar korrupsionin. 

Pyetja shtrohet, ku shkuan 3 miliardë dollarët e BE –së dhe pse nuk ka transparencë?  “I thashë gjithashtu Kryeministrit që jemi të interesuar për zhvillimin e institucioneve në Kosovë dhe në këtë kontekst sidomos shtyllën e qeverisjes së mirë. I kërkova Kryeministrit të na njoftojë me masat konkrete që Qeveria po ndërmerr në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, sepse kjo është diçka ku Kosova ka hapësirë për përmirësim. Ne jemi këtu për ta ndihmuar Qeverinë në këtë përpjekje. Për liberalizimin e vizave, theksova se BE-ja është shumë e vetëdijshme se sa i rëndësishëm është për Kosovën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat