Korrupsioni nuk luftohet vetëm me deklarata

Politika

Korrupsioni nuk luftohet vetëm me deklarata

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 21 shtator 2016 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Sipas analistit Ismet Haziri, korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk luftohet me deklarata politike por me veprime konkrete dhe politika përmbajtësore. ““Puna duhet të bëhet në departamente përkatëse të ministrive, e këtë e potencoj nga fakti, se akoma nuk kemi dëgjuar se zotimet e kryeministri për luftim të krimit dhe korrupsionit janë realizuar duke bërë ndryshime në drejtuesit e departamenteve përkatëse të ministrive, ku edhe mund të jetë çerdhja e korrupsionit”, ka thënë ai.

Shpeshherë ligji nuk respektohet dhe shkelet edhe nga vetë institucionet e vendit, shumë persona zyrtarë kanë qenë dhe janë të akuzuar për krim apo korrupsion.  Luftimi i krimit dhe korrupsionit është një nga sfidat më të mëdha dhe për çka është premtuar shumë, por nuk është bërë pothuajse asgjë në këtë drejtim. Politikanët gjatë fushatave premtojnë se do ta luftojnë çdo dukuri negative në çdo fushë, por me të fituar votën e qytetarëve, premtimet mbeten vetëm fjalë.  Kryeministri, presidenti e liderë të tjerë të partive politike kanë premtuar dhe vazhdojnë të premtojnë se do të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin për të zhvilluar ekonominë dhe për të hapur vende të reja të punës, por asgjë prej këtyre nuk ka ndodhur.  Lidhur me këtë, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se duke pasur parasysh se vendi qeveriset nga klani Pronto, duke e ditur veprimtarinë e tij, dihet edhe strategjia e udhëheqjes së kësaj qeverie.  “Kjo qeveri ka ardhur në pushtet me një premtim konkret për hapjen e 380 mijë vendeve të punës dhe për ta zhvilluar ekonominë. Ajo çfarë ka ndodhur është se PDK-ja e LDK-ja, kanë deklaruar publikisht se premtimi  për vende pune ishte premtim elektoral, kurse në vend të zhvillimit ekonomik, tentuan që gjatë tërë mandatit ta sjellin ‘Zajednicën’ dhe Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Krasniqi.  Sipas tij, është absurde që të shpresohet se qeveria që drejtohet nga klani Pronto do ta luftojë korrupsionin. 

Ndërsa, analisti politik Imer Mushkolaj, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Isa Mustafa edhe po të dojë nuk mund ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, pasi bashkëqeveris me një parti politike që cila krimin e organizuar dhe korrupsionin i ka mënyrë të qeverisjes.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat