As këtë vit, s’do të ketë liberalizim vizash

Politika

As këtë vit, s’do të ketë liberalizim vizash

Ridvan Emini Nga Ridvan Emini Më 25 shtator 2016 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Papërgjegjësia e politikanëve, ka bërë që pa fije turpi edhe të largohen nga dikastere të caktuara për t’u emëruar në dikastere të tjera, vetëm e vetëm që t’i iket përgjegjësisë, të cilën e ka pasur për obligim në dikasterin ku ka menaxhuar.

Një gjë të tillë e ka bërë ish ministri i Ministrisë së Integrimit z.Bekim Çollaku, ku pa fije turpi në një konferencë për media, bëri me dije se do të jap dorëheqje nga drejtimi i kësaj ministrie për të kaluar në kabinetin e Presidentit.

Liria e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës ende mbetet në nivelin e të dëshiruarës. Procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është bërë proces i paarritshëm. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ishte premtuar thuajse që një dekadë nga secili lider partiak. Kurse realiteti flet ndryshe. Partitë politike të cilat kanë arritur të marrin timonin e qeverisjes së vendit, nuk kanë arritur të tregojnë seriozitet për të realizuar premtimin e dhënë kohë më parë e të përsëritur çdo ditë, kinse është duke u punuar në këtë drejtim. Shpeshherë procesi i liberalizimin të vizave, duket sa ka marrë drejtim të kundërt.

Papërgjegjësia e politikanëve, ka bërë që pa fije turpi edhe të largohen nga dikastere të caktuara për t’u emëruar në dikastere të tjera, vetëm e vetëm që t’i iket përgjegjësisë të cilën e ka pasur për obligim në dikasterin ku ka menaxhuar. Një gjë të tillë e ka bërë ish ministri i Ministrisë së Integrimit z.Bekim Çollaku, ku pa fije turpi në një konferencë për media, bëri me dije se do të jap dorëheqje nga drejtimi i kësaj ministrie për të kaluar në kabinetin e Presidentit. Ndërsa punën e tij në drejtim të kësaj ministrie e konsideron si punë shumë të suksesshme, ndërsa mosrezultatin e liberalizimit të vizave që ishte edhe premtim i tij(arritja e liberalizimit të vizave në mes të vitit 2016) e hedh në drejtim të Kuvendit. Moszbatimi i kritereve nga ana e Kosovës të përcaktuara nga UE për liberalizimin e vizave, duket si një absurd i llojit të vetë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat