Paratë e pista të nëntokës, burim financiar për partitë politike?

Politika

Paratë e pista të nëntokës, burim financiar për partitë politike?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 3 tetor 2016 Në ora: 18:28
Ilustrim

Financat e partive politike në Kosovë, ende janë enigmë. Asnjëra prej forcave politike, deri më tani nuk ka ofruar transparencë, në lidhje me financat. Shoqëria civile dhe mediat herë pas here e kanë vënë theksin  dhe kanë hedhur dyshime, se paratë e pista të nëntokës, janë burim financiar për partitë politike.

Mirëpo, këto dyshime nuk i kanë shqetësuar partitë politike por as edhe Prokurorinë e Shtetit.

Janë bërë gati tri vjet tashmë,  që partitë politike që veprojnë në Kosovë, nuk janë audituar. Një gjë e tillë është në kompetencë të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Por, Kuvendi ka dështuar për tre vite të përzgjedhë auditorë për të audituar financat e subjekteve politike.  Më herët nën zë, nga Komisioni për Buxhet dhe Financa Publike, është akuzuar  sekretaria e Kuvendit, pasi ka pretendohet se ka çuar në dështimin e auditimit, ndërsa nga ana tjetër,  Sekretaria e Kuvendit, është justifikuar, dukë thënë se gjithçka është nën kompetencë të komisionit.

Ndërkaq, njohësit e çështjeve juridike, patën lëshuar alarmin, pasi auditimin e vlerësonin si të domosdoshëm në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kuptojnë se cilat janë financat e partive politike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat