Sherri pozitë-opozitë, për qëllime partiake

Politika

Sherri pozitë-opozitë, për qëllime partiake

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 tetor 2016 Në ora: 16:25
Foto arkiv

Skender Zogaj, analist politik ka thënë, se ndërmjet pozitës dhe opozitës gjithmonë duhet të shfaqen mospajtime dhe kundërshtime të ashpra, mirëpo këto kundërshtime nuk guxojnë të cënojnë interesin e përgjithshëm të vendit, për qëllime politike të interesit të ngushtë partiak, siç po ndodh në Kosovë, ku raportet ndërpartiake ndërmjet pozitës dhe opozitës janë tmerrësisht armiqësorë. 

Bashkimi pozitë-opozitë, përjashtuar Vetvendosjen, në miratimin e ligjit për Trepçen ka nxitur reagime si në rrethin e politikës ashtu edhe në opinionin publik.  Analistët politikë kanë vlerësuar se Ligji për Trepçën është një ligj unik me përmbajtje të interesave gjithëpërfshirëse pozitë-opozitë në planin e interesit kombëtar.  Sipas tyre, Ligji për Trepçën është një model shumë domethënës i gjetjes së zgjidhjeve të dobishme për çështjet e rëndësishme dhe se të njëjtën pozita dhe opozita duhet të ndjekin për të tejkaluar krizën që kanë prodhuar çështjet se Demarkacioni dhe Asociacioni.

Sami Blakaj njohës i çështjeve politike ka thënë, se miratimi i ligjit për Trepçën, është shembulli më i mirë i mundshëm për të kuptuar se interesat madhore janë interesa për të gjithë qytetarët e vendit dhe si të tilla duhet përkrahur nga të gjitha partitë politike në Kuvend.

Sipas të njëjtit,  mandati i deputetit është mbrojtja e interesave nacionale dhe jo atyre individuale apo partiake.  “Madje, unë mendoj se shembulli Trepçës mund të shërbej si një udhërrëfyes i mirë edhe për temën e Demarkacionit dhe Asociacionit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni Mërkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat