Kryqëzohet Presidenti, Hashim Thaçi

Politika

Kryqëzohet Presidenti, Hashim Thaçi

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 12 tetor 2016 Në ora: 16:30
Hashim Thaçi

Dështimi i bisedimeve me Serbinë

“Institucioni i llogaridhënies është parimi kryesor mbi bazën e secilit do duhej të veprojë çdo politikan kosovarë. Aq më tepër përgjegjësia e llogaridhënies bie ndaj krerëve shtetëror të cilët, në emër të shtetit firmosin marrëveshje në kundërshtim me interesat shtetërore. E tillë është edhe marrëveshja e 19 Prillit 2013, për të cilën nënshkruesi i saj, presidenti aktual Hashim Thaçi duhet të bartë përgjegjësi morale dhe politike”, ka thënë analisti Sami Blakaj.  

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tre vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes së 19 prillit ndërmjet kryeministrave të atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e ish-përfaqësues së lartë të BE-së,  Catherine Ashton, këto marrëveshje ende nuk po gjejnë zbatim në praktikë. Funksionalizimi i gjykatave në veri të Kosovës, shuarja e strukturave paralele, ngecjet në marrëveshjen për kodin telefonik dhe ato në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe etj, janë vetëm disa nga pikat e marrëveshjes së 19 prillit të cilat nuk po gjejnë zbatim, tash e tre vite.  Madje, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, duke të jetë larg edhe për faktin se ky shtet vazhdoj të ushtroj ndikim tek Lisa serbe e po ashtu të arrestoj zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës, sic është rasti i Drejtorit Rajonal të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi.   Edhe përkundër këtyre ngecjeve, Qeveria e Kosovës po vazhdon dialogun me Serbinë, derisa ish Kryeministri tani Presidenti Hashim Thaci vazhdon të mos jap llogari për marrëveshjet të cilat i ka firmosur vetë, por që nuk po zbatohen.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat