Po haraçi dhe korrupsioni…?

Politika

Po haraçi dhe korrupsioni…?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 17 tetor 2016 Në ora: 16:06
Ilustrimet

Me 57 vota për, 14 kundër dhe 11 abstenime Kuvendi i Kosovës ka miratuar, para pak ditësh,  Projektligjin për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës me arsyetimin se ligji në fjalë do të sjellë investime në Kosovë.

Arsyetim ky që nuk mund të merret shumë për bazë, pasi ivestimet në Kosovë, nuk kanë mbetur peng i këtij ligji, por peng i korrupsionit dhe haraçit. Konstatimi në vijimësi ka ardhur nga vetë njerëzit e biznesit, por edhe nga njerëzit e politikës. Sipas të njëjtëve, niveli i lartë i korrupsionit dhe haraçit mbesin pengesat e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë, të cilat ndikojnë në ikjen e investitorëve të huaj dhe në shkallën e lartë të papunësisë. 

Shumë investitorë potencialë ndërkombëtarë kanë ardhur  në Kosovë por janë kthyer pa investuar. Organizatat hulumtuese kanë treguar, se ka pasur raste ku kompanitë e huaja kanë dëshmuar se iu është kërkuar ryshfet, apo janë kushtëzuar prej individëve të caktuar nga Qeveria e Kosovës. 

“Rastet ku kompanitë e huaja kanë dëshmuar se iu është kërkuar ryshfet, apo iu është kërkuar prej individëve të caktuar nga Qeveria e Kosovës se nëse dëshirojnë të investojnë në një projekt të caktuar zhvillimor, që të afërmit e tyre apo ata vetë personalisht të jenë aksionarë të asaj kompanie të re, tregojnë se realisht investitorët e huaj u ikin vendeve si Kosova, ku do të duhej të merren vesh me dikë në Qeveri pasi që ligji nuk mjafton si është në letër”, është  shprehur më herët për mediat,

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat