Mezashi i Isa Boletinit, që bashkon të gjithë shqiptarët

Politika

Mezashi i Isa Boletinit, që bashkon të gjithë shqiptarët

Nga: Diana Bunjaku Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

“Gjithashtu “Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria” është përgjigja më e mirë për shpifësit pretendentë të “kombit kosovar”, të cilët duhet ta kenë parasysh se të gjithë brezat luftuan për liri e bashkim kombëtar, prandaj e vetmja perspektivë për popullin shqiptarë është vazhdimi i konceptit të rilindësve për liri e shtet kombëtar”, ka thënë historiani  Frashër Demaj.

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë së vitit 1912, më 28 Nëntor 1912, kishte një ideal të madh për Shqipërinë.  Prandaj me të drejtë mund të themi se Isa Boletini, si komandant i një numri shumë të madh të forcave shqiptare që vinin nga treva shqiptare e Kosovës, ishte njëri ndër bartësit kryesorë dhe mbrojtësi më i madh i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Isa Boletini, është dhe duhet cilësuar si krahu me i fortë ushtarak që kishte Ismail Qemali. 

Historianët vlerësojnë, se ideja themelore e thënies që është bërë motoja e shqiptarisë së sotme nga Isa Boletini, “Unë jam mirë, kur asht’ mirë Shqipnia”, vërtetë meriton të studiohet se në vete, pasi ngërthen filozofinë e atdhedashurisë, së shtetit, dhe përkushtimit ndaj humanizmit.  Sipas tyre, Isa  Boletini, ishte njëri ndër bartësit kryesorë dhe mbrojtësi më i madh i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ngase ai ishte komandant i një numri shumë të madh të forcave shqiptare që vinin nga treva shqiptare e Kosovës.

Ismet Krosi historian ka pohuar,  se në radhë të parë 28 nëntori është festë kombëtare ngase në Vlorë u shpallë Pavarësia e tërësisë së katër Vilajeteve, që ishin nën sundimin osman, pra të Shqipërisë gjeografike etnike. 

Sipas tij, thënia e të madhit Isa Boletini, nuk duhet komentuar nga pikëpamja krahinore ca tru shpëlarësve që pretendojnë edhe këtë figurë të ndritshme të pavarësisë së Shqipërisë ta shndërrojnë në burrështetas krahinor si Kosovar, Vlonjat etj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat