Pse AAK-ja, simbolizon kazinotë?

Politika

Pse AAK-ja, simbolizon kazinotë?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 4 dhjetor 2016 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Akuza e kundër akuza nëpër rrjetet sociale kanë vijuar pasi Kryeministri i vendit Isa Mustafa, duke folur për programin qeverisës, ka deklaruar se ky program nuk do t’u pëlqejë atyre që janë mësuar të përfitojnë lehtas nga taksat e qytetarëve, ndërsa ka shtuar se ky program nuk do t`i pëlqej as pronarëve në hije të Kasinove e kumarhanëve. E menjëherë pas kësaj ka ardhur reagimi i AAK-së, e cila ka kërkuar nga kryeministri që t`i nxjerr me emra banditët dhe “bosët e kazinove.

Ditëve të fundit ka shpërthyer një debat i ashpër ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Akuza e kundër akuza nëpër rrjetet sociale kanë vijuar pasi Kryeministri i vendit Isa Mustafa, duke folur për programin qeverisës, ka deklaruar se ky program nuk do t’u pëlqejë atyre që janë mësuar të përfitojnë lehtas nga taksat e qytetarëve, ndërsa ka shtuar se ky program nuk do t`i pëlqej as pronarëve në hije të Kasinove e kumarhanëve.

“As atyre që mendojnë t’i kthejnë kooperativat dhe shtetëzimin si sistem ekonomik, por as pronarëve formalë e aq më pak atyre në hije të Kasinove e kumarhanëve, të makinave të lojërave të fatit, që po ua marrin edhe ato pak para që u kanë mbetur të varfërve”, ka shkruar Mustafa.  E menjëherë pas kësaj ka ardhur reagimi i AAK-së, e cila ka kërkuar nga kryeministri që t`i nxjerr me emra banditët dhe “bosët e kazinove”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat