Kush i favorizon krimet zgjedhore?

Politika

Kush i favorizon krimet zgjedhore?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 4 dhjetor 2016 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Vota konsiderohet e drejtë e çdo qytetari për të vendosur për  të ardhmen e tij. Por, fatkeqësisht, në ditët e votimit, nuk mungojnë pazaret, shantazhet dhe kërcënimet, të cilat kategorizohen si krime zgjedhore. Në të gjithë rastet inicuesit janë vetë politikanët, të cilët përdorin qytetarët si masha për të arritur dhe realizuar qëllimet  e tyre.

Në këtë mënyrë edhe gjatë votimit të së dielës në Drenas, për kryetar të Komunës  nuk kanë munguar  parregullsitë. Në një foto e cila ka qarkulluar në rrjetet sociale, është vërejtur  se një qytetar i Drenasit, ka fotografuar votën e tij. 

Përveç të tjerash, sipas KDI –së, e cila ka monitoruar procesin zgjedhor në Drenas, në vendvotimin 0312E/01D, në Likoshan shkolla “Rexhep Gjeli”, një person ka votuar  për tre anëtarë të familjes, në vendvotimin 0307E/02D në Abri të Epërme, shkolla “Shote Galica”, është evidentuar fotografimi i fletëvotimit nga një votues, në vendvotimin 0309E/01R në Krajkovë, shkolla “Gani Elshani”, komisioneri ka shpërndarë dy fletëvotime një votuesi, ndërkohë që kjo është evidentuar nga komisioneri tjetër.

Si rezultat fletëvotimi i dytë është shpallur i pavlefshëm. Gjithashtu edhe  në vendvotimin 0313E/01R në Arllat, shkolla “Abedin Ejupi”, burri  ka  votuar në emër të gruas së tij, edhe pse ajo nuk  ka pasur nevojë për asistencë. Në këto raste duket qartë se kush i favorizon krimet zgjedhore.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat