Të inkriminuarit e politikës me pasaporta diplomatike

Politika

Të inkriminuarit e politikës me pasaporta diplomatike

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 9 dhjetor 2016 Në ora: 16:55
Ilustrim

Kriminele të pajisur me viza diplomatike dhe qytetarë që kanë rënë në kurthin e ngujimit. Ky është realiteti i Kosovës në fundin e vitit 2016. Së fundmi qytetarët e Kosovës,  janë informuar se do të vijojnë të qëndrojnë të izoluar, ndërsa të inkriminuarit e politikës  nuk do të  pengohen nga askush.

Për të gëzuar privilegje, të cilat prodhojnë hajdutërinë, mashtrimin, duhet të jesh politikan. Me paratë e taksave paguesve dhe me një pasaportë diplomatike, në duart e përlyera me krim, këta të ashtuquajtur politikanë, shëtisin nëpër rrugët e botës, kinse po punojnë për Kosovën.

Ndërsa, kjo e fundit, ende s’po sheh dritë në fund të tunelit. Dhe derisa të qëndrojnë e marrë peng nga të inkriminuarit me pasaportë diplomatike, as që do të ketë shpresë për një të ardhme më të mirë. Politikanët e Kosovës, janë të zënë duke u përplasur njëri me tjetrin dhe jo për të mirë të Kosovës, por për të siguruar poste për vete dhe familjarët e tyre, për të zhvatur vetë, por edhe  me familjarët  e tyre.

Të enjten, Zëvendës presidentja e Parlamentit Evropian dhe njëkohësisht raportuese për Kosovën, Ulrike Lunaçek, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë që, të sillen “në mënyrë të përgjegjshme ndaj qytetarëve të Kosovës”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat