“Gjarpri”, shkel Kushtetutën, bëhet pjesë e e fushatës së Drenasit!

Politika

“Gjarpri”, shkel Kushtetutën, bëhet pjesë e e fushatës së Drenasit!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 12 dhjetor 2016 Në ora: 16:58
Hashim Thaçi

Në nenin 84 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përcaktohen qartë, kompetencat e  Presidentit. Mirëpo, në Kushtetutë nuk përcaktohet se çfarë ndodh, nëse Presidenti i tejkalon kompentencat.

Në asnjë nen të Kushtetutës, mbi kapitullin e Presidentin, nuk thuhet që i njëjti mundet të zhvillojë edhe fushata elektorale, pasi dihet që me marrjen e postit të Presidentit, i emëruari duhet të japë dorëheqje nga partia përkatëse, të paktën zyrtarisht. Në fakt, kjo ka ndodhur zyrtarisht me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, por praktikisht po ndodh e kundërta.

Kjo, pasi, Presidenti Thaçi është  shfaqur hapur në fushatën elektorale të Drenasit, ku me datë 18 dhjetor, do të votohet për kryetarin e ri të Komunës. Paniku që ka përfshirë PDK –në, nga humbja, duket se e ka detyruar Thaçin që të lërë karrigen e Presidentit dhe të zhvendoset në Drenas.

Me këtë veprim, Presidenti Hashim Thaçi ka shkelur Kushtetutën në  nenin 88 pika 1 dhe  2 mbi pa-papajtueshmërinë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit. “Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik. 2. Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike”, thuhet në 88 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Pas paraqitjes së Thaçit, në Drenas, nuk kanë munguar reagimet nga rrethi politik dhe jo vetëm. Zyrtari i Nismës për Kosovën, Billal Sherifi, e ka personifikuar Presidentin Thaçi me gjarprin dhe lëkurat që ai ndërron.

“Gjarpëri ndërron lëkurë, pas darkës ofron fotosesion!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat