Kë gënjen Hajredin Kuçi?

Politika

Kë gënjen Hajredin Kuçi?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 15 dhjetor 2016 Në ora: 17:13
Ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha dhe ish ministri Hajredin Kuçi

Involvimi politikës ka çuar në  degradimin e drejtësisë. Politikanë të korruptuar dhe të inkriminuar në vitet e pasluftës, kanë emëruar  drejtues gjykatash dhe prokurorish apo edhe gjyqtarë e prokurorë, në mënyrë që ata t‘ua shpërblejnë , duke i amnistuar nga hetimet dhe gjykimet. Në këtë mënyrë, përveçse u shkatërrua sistemi i drejtësisë, mori hov dhe krimi i organizuar dhe korrupsioni. 

Oligarkia korruptive e kriminale në bashkëpunim me pushtetarët e inkriminuar  i shndërruan gjyqtarët dhe prokurorët, në avokatë të tyre, të cilët bllokonin aferat korruptive e kriminale.

Faktet se sistemi i drejtësisë, është i kapur nga politika   shpeshherë janë bërë prezente, mirëpo politikanët gjejnë guximin e deklarohen për drejtësi të pavarur. Publikimi i aferës së përgjimeve apo siç njohet ndryshe skandali “Pronto 2”, tregoi se si politika manipulon me sistemin gjyqësor dhe prokurorial. Dalja në dritë e përgjimeve, ku zbardhej komunikimi i zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike, faktoi se si  bëhen emërimet në sistemin gjyqësor dhe prokurorial dhe kjo në rangje të larta.

Por, edhe në raportet ndërkombëtare sistemi i drejtësisë në Kosovë është kritikuar për funksionimin problematik të tij, dhe është cilësuar si një sistem i “zhytur në korrupsion”. Sipas njohësve të  sistemit të drejtësisë në Kosovë,  drejtësia në vend është e politizuar dhe rrjedhimisht drejtësia ndahet varësisht se si apo sa u konvenon atyre.

Por, sipas ish Ministrit të Drejtësisë dhe tashmë zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, sistemi i drejtësisë është i pavarur. Se kë kërkon të gënjejë, Hajredin Kuçi dhe t ‘ia mbyllë sytë për ditën me diell, vetëm ai e di.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Pemten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat