PDK-ja, “shantazhon dhe kërcënon” LDK-në

Politika

PDK-ja, “shantazhon dhe kërcënon” LDK-në

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 18 dhjetor 2016 Në ora: 17:10
Ilustrim

Për të kënaqur orekset e saj, Partia Demokratike po shantazhon, partnerin e saj qeveritarë LDK –në. Nëpërmjet buxhetit, PDK –ja po mundohet me çdo kusht,  që të realizojë qëllimet e saj partiake, pa i interesuar, interesi i shtetit në tërësi. Në këto rrethana ajo po e shpreh hapur, pakënaqësinë e krijuar ndaj LDK –së, e cila nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Qeveri apo edhe Komisionin Parlamentare për Buxhet dhe Financa, po e kundërshton me argument këtë “rebelim” të PDK –së.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, nënkryetari i LDK –së, Lutfi Haziri, ka zbardhur qëllimet reale të PDK –së, lidhur me buxhetin. Sipas të njëjtit, PDK –ja kërkon që të financojë më tepër se c është parashikuar, ministritë dhe komunat që ajo drejton. Ndonëse Haziri mohon se ka përçarje mes koalicionit qeveritarë, duket qartë se PDK –ja po i paraprin zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Me qëllim që të realizojë projekte  në ministrinë dhe omunat që drejton, për t’i përdorur si karta në fushatën elektorale, PDK –ja, po mban peng buxhetin prej më shumë se një muaji.Ndërsa përplasjet vijojnë indirekt, Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend të ndryshojë mendje për buxhetin, nëse LDK-ja nuk i pranon kushtet e vëna.

PDK-ja ka kërcënuar sërish se do të votojë kundër buxhetit të vitit të ardhshëm, nëse nuk ndryshohet struktura aktuale e tij. Anëtarja e kësaj partie dhe e Komisionit për Buxhet, Safete Hadërgjonaj, ka deklaruar se ankesat më të mëdha janë te investimet në infrastrukturë.

Ajo ka thënë se Ministria e Financave ka sjellë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve që nuk e kishte sjellë kur buxheti u diskutua në Komisionin për buxhet.

Por, më optimist është Naser Osmani nga LDK-ja, që kryeson Komisionin për Buxhet. Sipas tij, janë 60 kërkesa për ndryshime në buxhet që kanë ardhur si nga partneri i koalicionit, ashtu edhe nga ministritë e ndryshme.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat