Ligji për Presidentin, largon Hashim Thaçin, nga kreu i shtetit

Politika

Ligji për Presidentin, largon Hashim Thaçin, nga kreu i shtetit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 dhjetor 2016 Në ora: 16:26
Hashim Thaçi

Ish anëtari i KQZ –së, Blerim Burjani, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka sqaruar se përse po prolongohet reforma zgjedhore. Sipas të njëjtit,  kahezitim për reforma, për shkak se nuk ndihen të sigurtë në një ndryshim të sistemit zgjedhor me shumë zona, apo me mbylljen e listave zgjedhore.

Në këtë mënyrë, Burjani tregon, se nuk mund të ketë zgjedhje kredibile, pa reformë zgjedhore. Ndërsa, hezitimin për nxjerrjen e një ligji për partitë politike, Burjani e komenton si frikë të partive, pasi pas tyre fshihen   donatorët dhe shpëlarësit e parave. Ndër të tjera, ai ka shenjëstruar edhe Presidentin Hashim Thaçi, në lidhje me veprimet që ky i fundit, ka ndërmarrë për reformën zgjedhore.

Bota Sot: Pse sipas jush, po prolongohet reforma zgjedhore?

Blerim Burjani: Reforma prolongohet për shumë arsye , madje ka edhe shumë komplekse që vijnë nga subjektet politike të Kosovës. Aty ka hezitim për reforma, për shkak se nuk ndihen të sigurtë në një ndryshim të sistemit zgjedhor me shumë zona, apo me mbylljen e listave zgjedhore. Aty ka frikë, se mund të mbyllet demokracia zgjedhore, madje shumë kandidatë të partive politike besojnë, se fitojnë për garën e deputetit, për shkak të listës së hapur. Por nëse mbyllet lista, frika është se një numër i deputetëve aktualë, nuk do të mund të gjenden fare në lista zgjedhore, madje edhe nëse janë në listë, janë diku në fund të kësaj liste. Prandaj gjasat për t’u bërë deputetë nuk janë të bollshme dhe nëse kandidatët janë në listë me numër të lartë atëherë veç kanë humbur shpresat që të jenë në mandatin e deputetit. Pretendimet e tyre kanë për qëllim që gjithmonë të jenë kandidatë të renditur në listën e mbyllur të liderit, p.sh deri në  numrin renditës 30.

Kjo reflektohet ndryshe, pra jo njëjtë tek të gjithë partitë politike. LDK-ja ndoshta mund edhe të fitojë në të ardhmen edhe pse kjo varet ngaelektorati.P.sh PDK-ja renditet në numrin 28, përderisa subjektet e vogla politike në listën e mbyllur kërkojnë deri në numrin 10 të renditur në listë, ku ka siguri për të fituar postin. P.sh në LVV, përderisa në NISM deri te numri 5 në renditje. Kjo ka bërë që të ketë kundërshtime të mëdha për mbylljen e listave nga shumica e anëtarëve të partive politike pa dallim. Hezitimi tjetër është edhe ndarja në zona dhe kjo është e  vështirë për shkak se të gjitha zonat zgjedhore në sistemin zonal mund të prodhojnë deputetë me numër të njëjtë. Pra partitë politike s’mund të merren vesh se sa deputetë duhet të prodhojnë një zonë zgjedhore.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat