“Pronto 2”, shaka për Kadri Veselin dhe Prokurorinë

Politika

“Pronto 2”, shaka për Kadri Veselin dhe Prokurorinë

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 23 dhjetor 2016 Në ora: 16:46
Kadri Veseli

Afera e përgjimeve e njohur si rasti “Pronto 2”, përveç zhurmës që shkaktoi në opinionin publik, duket se do të kalojë në heshtje edhe sa u përket hetimeve nga drejtësia. Protagonistët e përgjimeve, ndonëse kanë abuzuar me postet shtetërore, do ta kalojnë këtë situate, pa iu hyrë gjemb në kokë. Për me tëpër vetë protagonistët e përgjuar, po e kosniderojnë si një shaka, të gjithë këtë aferë.

Natyrisht që një gjë e tillë pritej, derisa drejtësia është e kapur prej tyre.  Edhe zyrtarisht Prokuroria nuk është e thirrur për t’u marrë me shaka, por me shkelësit e ligjit. Dhe derisa   Kryetari i Kuvendit, njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli  e ka cilësuar “Pronto 2”-shin, një shaka mes miqsh, prokuroria, e ka më të lehtë për të hequr dorë.

Veseli, ndërsa ka  folur për përgjimet apo aferën ‘Pronto’,  e cila  më herët prodhoi  edhe  protesta, duke kërkuar dorëheqje dhe drejtësi, ka deklaruar se bëhet fjalë për një shaka, e cila s’duhet marrë seriozisht. Duke folur në emisionin Rubikon, Veseli ka thënë se bisedat e tij dhe ish shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, kanë qenë shaka. ‘Ju po flisni për çështje të shakave që mund të ndodhin në biseda.

Ne jemi njerëz dhe bëjmë shumë shaka dhe unë kam qenë me fëmijët”, ka thënë Veseli. Tashmë dihet se përse Prokuroria i ka zvarritur hetimet , se fjala e Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli për Prokurorinë është Ligji.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat