Tallja me emigrantët, e ngujuar në kufi

Politika

Tallja me emigrantët, e ngujuar në kufi

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 26 dhjetor 2016 Në ora: 16:55
Pritjet e bashkatdhetarëve në kufi

Të kthehesh në atdhe, është një sfidë më vete, për shtetasit e Kosovës që punojnë dhe jetojnë në Evropë dhe më gjërë.  Është bërë praktikë, që në raste festash, apo në sezonin veror, emigrantët që kthehen në atdhe të përballen me një sërë peripecish, në kufi.  Një situatë e tillë, ka ndodhur dhe në këtë fundvit, ku është raportuar për një të ri të vdekur, në kufirin Hungari –Serbi. Situata më e rëndë është paraqitur në kufirin Serbi –Kosovë.

Kështu,  në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë, janë krijuar kolona të gjata të veturave për shkak të ardhjes së madhe të mërgimtarëve. Madje kolonat andej kufirit janë të gjata deri në pesë kilometra. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritje e kolona për të hyrë në Kosovë gjatë të dielës pati edhe në Merdarë e në Mutivodë. Por, çështja mbi të cilën duhet të vihet theksi është heshtja e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, për faturën e vonesave që po paguajnë emigrantët.

I vetmi reagim, madje ne facebook, ka ardhur  nga ministri i Diasporës Valon Murati,  i cili ka  shpjeguar se pala serbe po punon me kapacitete të zvogëluara, ndërsa pritjet i lidhi me raportet jo të mira Kosovë-Serbi. Sipas të njëjtit,  pala e Kosovës është ankuar edhe në Bruksel për shkak të këtyre pritjeve të gjata në kufi, ndërsa tregoi se pas kësaj kufitarët serbë kanë filluar t’i kryejnë më shpejt procedurat kufitare. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat