“Prokuroria të mos heshtë, aferën “Pronto 2”

Politika

“Prokuroria të mos heshtë, aferën “Pronto 2”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 5 janar 2017 Në ora: 16:55
Time Kadriaj

Sipas deputetes së AAK –së, Time Kadriaj, Gjykata Speciale, është një e padrejtë që po i bëhet Kosovës, sepse  lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sipas saj,  ka qenë një luftë e shenjtë dhe e drejtë.

“Sepse ne e kemi një atdhe, atdheu jonë është Kosova dhe ne jemi detyruar që bash nga këta njerëzit që kanë ngritur aktpadi ta mbrojmë vendin tonë”, ka thënë Kadriaj. Kjo e fundit, ka thënë, se formimi i Gjykatës Speciale do të dëmtojë imazhin  UÇK –së. Më tej Kadriaj, është ndalur tek situata aktuale politike. Nga kjo situatë, të cilën ajo e cilëosn si krizë, dilet vetëm me zgjedhje parlamentare të parakohshme.

Bota sot: Cili do te jetë ndikimi i Gjykatës Speciale në politikën e Kosovës?

Time Kadriaj: Ne e kemi kundërshtuar formimin e një gjykate të tillë, sepse kemi menduar se është e padrejtë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë një luftë e shenjtë dhe e drejtë,  sepse ne e kemi një atdhe, atdheu jonë është Kosova dhe ne jemi detyruar që bash nga këta njerëzit që kanë ngritur aktpadi ta mbrojmë vendin tonë. Serbia është ajo që e ka nisur luftën, që ka kryer krime, që ka shkatërruar ekonomi familjare, ekonomi shtetërore, që ka vrarë pleq, plaka që ka dhunuar mbi 20 fëmijë e gra, për të cilat askush nuk është dënuar dhe për një shtet që i ka kryer të gjitha këto terroret, në të gjitha ish republikat e ish Jogusllavisë në Slloveni, Kroaci, masakra e Srebrenicës, nuk po formohet një gjykatë e tillë dhe po formohet në Kosovë, kjo nuk e ka asnjë kuptim.

Bota sot: A është fajtore drejtësia në Kosovë, meqë iu imponua Kosovës një Gjykatë Speciale?

Time Kadriaj: Po. Ne kemi menduar që të formohet në Kosovë, ne nuk jemi që të mbrohen ata që kanë kryer krime por jo të përdhoset një luftë e shenjtë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat