Deputetët e pangopur!

Politika

Deputetët e pangopur!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 9 janar 2017 Në ora: 16:57
Kuvendi i Kosovës

Kapja e shtetit, nuk bëhet nga një parti, një qeveri apo disa individë, nëpërmjet punësimeve nepotike, abuzimit me detyrën zyrtare, apo korrupsionin. Kapje e shtetit quhet edhe në rastin kur milionerët e politikës, nuk u mjaftojnë milionat që kanë edhe pse deri pak më vite më parë, nuk kanë pasur një biçikletë dhe jo më miliona e miliarda. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, që rezultojnë njëri më i pasur se tjetri, të paktën sipas asaj që kanë deklaruar në Agjencinë Antikorrupsion, po presin rritje pagash (mëditjesh), apo thënë ndryshe zhvatje të parave të qytetarëve.

Ky skandal ndodh në një kohë, kur qytetarët e Kosovës, jo si perceptim, por me statistika ballafaqohen  me shkallë të lartë të varfërisë e papunësisë, por edhe me nivel të ulët të pagës minimale dhe mesatare. Më 17 tetor 2016,  në Ditën Botërore Kundër Varfërisë, u nënvizua se  varfëria relative konsiderohej të ishte rreth 40 për qind, ndërsa varfëria absolute konsiderohej të ishte 12 deri në 15 për qind.

Në Kosovë i varfër relativ apo në kufij të varfërisë konsiderohet një person që ka vetëm 1.42 euro në ditë, ndërsa i varfër absolut, apo ekstrem ai që ka vetëm 0.93 euro në ditë. Përqindja e varfërisë është më e lartë tek familjet e mëdha, tek ato familje që kanë shkallë të ulët të arsimimit dhe kryefamiljaret femra. Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë në Kosovë është rreth 35.1 për qind.

Në vende urbane 28.5 për qind, ndërsa në vende rurale 40.1 për qind. Sipas gjinisë, meshkuj të papunë 32.0 për qind, femra 44.4 për qind, ndërsa të rinjtë (mosha 15-24 vjeç) 60.2 për qind të papunë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat