Kuvendi mashtron me rezoluta

Politika

Kuvendi mashtron me rezoluta

Ridvan Emini Nga Ridvan Emini Më 11 janar 2017 Në ora: 16:48

Rezolutat e dala nga Kuvendi, thuajse asnjëherë nuk janë respektuar nga Qeveritë respektove të kohës. Rezolutat si të tilla nuk kanë karakter detyrues të zbatimit të tyre, mirëpo ajo që bie në sy është se, të gjitha ato rezoluta të dala nga Kuvendi, nga të gjitha legjislacionet, asnjëra prej tyre nuk është zbatuar. Kjo situatë bënë që ky institucion të shihet si jo kredibil.

Kuvendi i Kosovës që nga themelimi i tij ka nxjerrë një numër të madh të rezolutave. Rezolutat e dala nga ky institucion, thuajse asnjëherë nuk janë respektuar nga Qeveritë respektove të kohës. Rezolutat si të tilla nuk kanë karakter detyrues të zbatimit të tyre, mirëpo ajo që bie në sy është se, të gjitha ato rezoluta të dala nga Kuvendi, nga të gjitha legjislacionet, asnjëra prej tyre nuk është zbatuar. Kjo situatë bënë që ky institucion të shihet si jo kredibil.

Një barrë po aq e rëndë thuajse i bie edhe Qeverisë, e cila është kompetente që të zbatoj të gjitha dokumentet zyrtare të cilat i nxjerr Kuvendi. Së fundmi jemi dëshmitarë të ngjarjeve politike,  nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Pak ditë para ndërrimit të mot-moteve, në veri të Mitrovicës u ndërtua një mur pikërisht nga strukturat komunale të udhëhequra nga komuniteti serb.

Ndërtimi i këtij muri bëri që Kuvendi i Kosovës, të debatoj deri në orët e vona në një seancë të thirrur me këtë rast,  në mënyrë që të nxjerr një rezolutë e cila kundërshton ndërtimin e atij muri.  Pas arrestimit të ish kryeministrit dhe njëherit liderit të AAK-së, z.Ramush Haradinaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë filluar të mbajnë një seancë për të diskutuar rreth rastit të z.Haradinajt. Gazeta “Bota Sot”, ka kontaktuar me disa deputetë dhe njohës të këtyre problematikave në mënyrë që të vë në pah këto çështje.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat