Tre fushat, ku ka dështuar Kuvendi

Politika

Tre fushat, ku ka dështuar Kuvendi

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 12 janar 2017 Në ora: 17:18
Kuvendi i Kosovës

“Ka pasur plot dështime gjatë 2016-së në fushën e legjislacionit. Por, më të rëndësishmet janë në 3 fusha:  Amandamentimet për ligjin e ushtrisë dhe përshtatja me amendamente të reja në fushën e sigurisë.

Siguria Kibernetike si ligj që shpërndahet në te gjitha segmentet e sigurisë.  Ndryshimi i një sërë politikash ekonomike që përfshinë investimet në vend dhe amendamente që investimet e jashtme të reshin në Kosovë”, ka thënë Seremb Gjergji.

Kuvendi i Kosovës për vitin që e lamë pas është karakterizuar me shumë ngjarje që nisën nga zgjedhja e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tek gazi lotsjellës e deri tek  tërheqja zvarrë, e deputetëve. Sipas njohësve të rrethanave politike,  legjislatura aktuale ka dështuar dhe është një ndër më të dobëtat e Kosovës së paluftës.  Eksperti i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka duke folur për “Bota sot”, ka thënë se sipas raporteve, legjislatura  e tanishme është një nga më të dobëtat dhe ka dështuar që të miratojë akte ligjore. 

"Legjislatura aktuale edhe sipas analizimeve kritike të KDI-së e të tjera agjensive të specializuara, sikundër edhe të Raportit të Progresit për Kosovën, është njëra nga më të dobëtat nga të gjitha të tjerat.  Legjislatura aktuale, nga inefikasiteti dhe ineficienca funksionale, ka dështuar të miratojë akte ligjore, që vetë i ka pasë planifikuar.  Në masë të konsideruar, shkak i dështimeve të legjislativit është inefikasiteti dhe ineficienca e Ekzekutivit  aktualë, nga se  projektligjet që ia ka propozuar  për miratim Legjislativit, i ka përgatitur dobët teknikisht, terminologjikisht e onomoteknikisht”, ka thënë Smaka.  Po ashtu, ai ka thënë se dobësia e kësaj legjislature është inferioriteti ndaj Qeverisë.  “Një nga dobësitë me evidente të Legjislativit gjatë kësaj legjislature ishte inferioriteti karshi Ekzekutivit, ndryshe, të dobët, indolent dhe ndër të tjera shkelës i Kushtetutës e të mos flitet për  shkelje ligjore jo të rralla", ka theksuar Smaka.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat