Pafuqishmëria e Kosovës, për reciprocitet me Serbinë

Politika

Pafuqishmëria e Kosovës, për reciprocitet me Serbinë

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 13 janar 2017 Në ora: 15:22
Qeveria e Kosovës

Reciprociteti me Serbinë, është kryefjala e ditëve të fundit, pas arrestimit të is kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe pas murit të ndërtuar në veri të Mitrovicës. Ndërkaq jo zyrtarisht, por në deklarata për mediat, zyrtarë të Qeverisë janë shprehur se po ndërmerren veprime për reciprocitet, mirëpo ende s’ka asgjë konkrete dhe gjithçka ka mbetur në nivel paralajmërimi.

Nga njëra anë pyetja shtrohet se kush ka fuqinë në Kosovë të bëjë realitet këtë reciprocitet, pasi një një pjesë jo e vogël e zyrtarëve për të mbuluar të kaluarën e tyre të papastër heshtin? Ndërkaq, edhe pse vetëm për efekt mediatik,  zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se sjellja e Qeverisë së Serbisë në raport me dialogun dhe me qasjen e përgjithshme që synon normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, kanë qenë destruktive dhe ato po vazhdojnë të jenë të tilla.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka vlerësuar se sjelljet destruktive të Serbisë janë strategji e konsoliduar mirë e qeverisë së këtij shteti. Përballë kësaj situate, sipas tij, pavarësisht që Qeveria e Kosovës i është qasur seriozisht normalizimit të marrëdhënieve me shtetin serb, ajo është e shtrënguar që të reagojë. 

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e shtrënguar që të rishikojë disa aspekte lidhur me dialogun me Serbinë, sepse esenca e dialogut është që të zbatohen marrëveshjet.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat