A iu besohet hajdutëve dhe kriminelëve me poste?

Politika

A iu besohet hajdutëve dhe kriminelëve me poste?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 22 janar 2017 Në ora: 17:29
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Politikanët janë kategoria më e pabesueshme për qytetarët. Pjesa më e madhe e tyre,  dihet se si kanë arritur në institucionet shtetërore dhe se si i kanë marrë vota, nëpërmjet një thesi mielli, kontrabandës, apo  edhe vjedhjes. Që do të thotë, do apo nuk  do qytetari, voton apo nuk voton ai, një grup jo i vogël politikanësh vijnë në pushtet në forma të tjera. Janë pikërisht mënyrat që ata kanë përdorur dhe abuzimet që bëjnë pas marrjes së postit, që në sytë e qytetarëve, këta politikanë të cilësohen si kriminelë dhe hajdutë. Për pasojë besueshmëria  ndaj tyre është zero.

Njerëz që nuk njohin peshën e përgjegjësisë e  që interesi publik e qytetarë për ta, nuk ka rëndësi, janë të instaluar si në Kuvend, Qeveri, Presidencë, në borde publike, apo dhe në udhëheqje komunale. Si mund t’i  besojnë qytetarët kësaj kaste politike, që pengon të hetohet krimi dhe korrupsioni dhe në të njëjtën kohë fshihen pas posteve që mbajnë?  

Kuvendi ligjërisht konsiderohet si mjedisi, ku merr jetë politika dhe votohen ligjet, ku secili nga deputetët ka detyrim kushtetues, institucionalë dhe politik njëherësh. Qytetarët kanë nevojë të shohin një Kuvend, që punon dhe mendon për të mirën  e tyre, dhe jo për të mirat partiake, klanore, biznesore e personale, siç ka ndodhur dhe po ndodh aktualisht.

Për më tepër qytetarët ndëshkohen nga politika, me një president, që po mundohet të fshijë të kaluarën e tij, nëpërmjet pazareve të ndryshme, siç ka  thënë në vijimësi për gazetën “Bota sot”, ish anëtari i SHIK –ut, Naim Miftari. Por, në rrethanat kur po afrohen zgjedhjet komunale, ka nisur marketingu i partive politike, për t’u rehabilituar nga dështimet. Një marketing falso, që lehtë përgënjeshtrohet nga realiteti që ka kaluar dhe po kalon Kosova.

 Presidenti Hashim Thaçi  që prej kohësh  ka filluar përkuljet para të vrarëve të pasluftës dhe për më tepër ka gjetur dhe konsensus me familjet  e tyre, të cilët ndër vite e kanë akuzuar ashpër atë.  Rrugën e fushatës e ka nisur edhe Kryetari i PDK –së, Kadri Veseli, madje në mjaft raste duke përdorur pozicionin e të parit të Kuvendit, nëpërmjet foltores së Kuvendit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat