Prokuroria të hetojë Imer Imerin

Politika

Prokuroria të hetojë Imer Imerin

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 1 shkurt 2017 Në ora: 16:20
Imeri Imeri dhe Hashim Thaçi gjatë homazheve te varri i Haki Imerit

“Po edhe nëse tërhiqet akuzuesi nga akuza, prokuroria kërkohet të vazhdojë hetimet dhe në vartësi me rezultatet të ngritë apo mos të ngritë padi penale kundër subjektit në fjalë.  Në rastin e tillë, prokuroria nuk duhet të ndal hetimet mbi rastin e paraqitur”, ka thënë Muhamet Kelmendi.  Sipas të njëjtit,  tërheqja e akuzave të bëra  e detyron Prokurorinë që edhe ndaj tij (Imer Imerit) të zhvillojë hetime dhe të kërkojë përgjegjësi.

“Pas vrasjeve në Kosovë qëndron Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Xhavit Haliti, edhe i dinë këta shokët e vet, këta duhet të tregojnë”, kjo ishte deklarata e Imer Imerit, ku përgjegjësinë për vrasjet në Kosovë e hidhte tek Hashim Thaçin, Rexhep Selimi e Xhavit Haliti.  Këta i akuzonte edhe për vrasjen e vëllait të tij aktivistit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, më 2 Nëntor 1999. 

Por, këto akuza Imer Imeri i ka ndryshuar së fundi, kur ka deklaruar, se Hashim Thaçi nuk ka lidhje me vrasjen e vëllait të tij Hakiut, pasi që ka bërë thirrje për vrasjet e  pasluftës.  “Me thirrjen e Thaçit për ti zbuluar vrasjet para dhe pas luftës si dhe bombat e President Rugova më ka lënë të kuptoj,  se me këtë njeri mundesh me fol. Edhe Thaçi e përsëriti disa herë thirrjen për t’i zbuluar vrasjet. Thaçi madje e aplikoj edhe Gjykatën Speciale dhe kjo është e duhur se Kosovës i vyen Gjykata Speciale, për krimet që kanë ndodh”, ka thënë Imeri për gazetën “Bota sot”.

Lidhur më këto akuza dhe tërheqje e këtyre të fundit, analisti Blerim Burjani ka thënë se këto ngjasojnë me kohën edhe interesin.  “Akuzat e tilla, pastaj kundër akuzat dhe gjërat e tjera duken politike. Ka plot raste të akuzave pastaj zmbrapsjeve, të cilat ngjasojnë sipas kohës dhe interesit. Kështu mund të komentohen akuzat ndaj Thaçit”, ka thënë Burjani për gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat