Hashim Thaçi: Më e rrezikshme është ndotja e ajrit në Prishtinë se muri serb në veri të Kosovës

Politika

Hashim Thaçi: Më e rrezikshme është ndotja e ajrit në Prishtinë se muri serb në veri të Kosovës

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 23:29
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës ka thënë se më i rrezikshëm është ajri i ndotur në Prishtinë, sesa muri në Veri tek ura e lumit Ibër.

“Nuk dua të banalizojë, por më i rrezikshëm është ajri i ndotur këtu, sesa muri në Veri”, pohoi Hashim Thaçi në Zona e Debatit.

Thaçi më pas ka thënë se muri ka mundur të rrëzohet me mekanizma të caktuar, porse nuk duan ta dëmtojnë procesin e paqes.

“Kosova ka autoritet në Veri. Në Veri janë shpërbërë strukturat paralele. Nuk do të ndodhte kurrë ky progres, pa 25 korrikun, pa dialogun në Bruksel dhe pa proceset të tjera”.

“Muri ka qenë e lehtë të largohet me mekanizma të tjerë, por po investojmë në paq”.

Presidenti pohoi se politikanët serbë me qëllim po e bartin vëmendjen tek Kosova, pasi ka shumë kriza në Beograd.

“Në Beograd ka krizë politike, ekonomike, të punësimit, krizë me media dhe shumë kriza të tjera, prandaj vëmendja me qëllim bartet në Kosovë. Edhe treni edhe muri janë kundër vullnetit të serbëve të Kosovës”.

“Serbët e Kosovës janë viktima të nacionalizimit të autoriteteve të Beogradit. Serbët e Kosovës janë kundër mureve, pro urave dhe kundër provokimeve me trena”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat