Hashim Thaçi nënshkroi marrëveshjet antishtetërore

Politika

Hashim Thaçi nënshkroi marrëveshjet antishtetërore

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 5 shkurt 2017 Në ora: 16:55
Hashim Thaçi

“Serbia po punon me dy anë. Politikisht duke befasuar gjoja në Bruksel për stabilitet në rajon dhe në drejtim të krijimit të gjendjes faktike për ndarjen e Kosovës. Në këtë anë ka punuar shumë qeveria Thaçi. Ai i ka nënshkruar tërë marrëveshjet anti shtetërore ndaj Kosovës. Nën ombrellën e Thaçit u krijua policia serbe në veri të Kosovës, administrata dhe gjykatat serbe. U ndërtua muri dhe tash po krijohet baza për ndarje me asociacion. Muri dhe treni janë vetëm aktivitete në vazhdën e tillë”, ka thënë  Muhamet Kelmendi.  Sipas tij, këtë situatë po e shfrytëzon Presidenti Hashim Thaçi.

Pjesëmarrja e Presidentit të vendit Hashim Thaci në dialogun me Serbinë, bisedat e njëpasnjëshme me kryeministrin e e Serbisë Aleksandër Vuçiq, deklarimi se dha urdhrin për ndaljen e trenit me mesazhe provokuese, po vlerësohen si tentime të tij për të rregulluar imazhin.  Rritja e tensioneve me Serbinë ka rikthyer në “skenë”, Presidentin Thaçi si protagonist të proceseve të rëndësishme për Kosovën. 

 Zyrtarët e Qeverisë, nuk janë përgjigjur në pyetjen e gazetës nëse ata e konsiderojnë si tendencë të Thaçit për marrjen e kompetencave të Kryeministrit Mustafa.  Muhamet Kelmendi, anëtar i Kryesisë së AAK-së ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Serbia po tenton krijimin e gjendjes faktike për ndarjen e Kosovës dhe në këtë ka ndikuar Presidenti Thaçi sa ishte në Kryeministër.  

 “Kërcënimet e Serbisë janë në vazhdim të veprimtarisë serbe për shkatërrimin e shtetit të Kosovës. Serbia po punon me dy anë. Politikisht duke befasuar gjoja në Bruksel për stabilitet në rajon dhe në drejtim të krijimit të gjendjes faktike për ndarjen e Kosovës. Në këtë anë ka punuar shumë qeveria Thaçi. Ai i ka nënshkruar tërë marrëveshjet anti shtetërore ndaj Kosovës. Nën ombrellën e Thaçit u krijua policia serbe në veri të Kosovës, administrata dhe gjykatat serbe. U ndertua muri dhe tash po krijohet baza për ndarje me asociacion. Muri dhe treni janë vetëm aktivitete në vazhdën e tillë”, ka thënë Kelmendi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat