Kë dorëzoi Thaçi në Bruksel, në këmbim të shembjes së murit?

Politika

Kë dorëzoi Thaçi në Bruksel, në këmbim të shembjes së murit?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 5 shkurt 2017 Në ora: 16:58
Hashim Thaçi

Muri ilegal  që u ndërtua në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, u shndërrua në përrallë. Shembet nuk shembet ishte kryefjala që ka mbizotëruar këto ditë, në vend që të shkohej më tej, se çfarë fshihet pas këtij muri?

Pas debateve të shumta që zgjoi në opinionin publik, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë për shembjen e murit. Nëse do të ishte respektuar kjo rezolutë, muri do të ishte shembur që me datë 31 janar 2017.

Por, ditën që u diskutua në Kuvend Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, mashtruan deputetët dhe nuk pranuan se e gjithë seanca ishte një farsë.  Pasi, firma që rrëzonte murin duhej të vinte nga Brukseli, nëpërmjet  bisedimeve.

Të paktën si ç po thuhet publikisht. Se nuk do mend, që Kosova do të duhej të firmoste diçka tjetër në shkëmbim të shembjes së murit? Po për çfarë është dorëzuar Kosova në Bruksel? Kë ka sakrifikuar për murin? A ishte  kjo arsyeja që në bisedimet e fundit, mori pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi? Të shtunën, përgjatë gjithë ditës vëmendja mediatike dhe jo vetëm ishte e përqëndruar tek muri në Veri, ndërsa Presidenti Hashim Thaçi e komentonte shembjen e murit, në lidhje me dialogun në Bruksel.

“Marrëveshja ndërmjet institucioneve lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës është dëshmi se çdo problem mund të tejkalohet përmes dialogut ndërinstitucional kur ekziston gatishmëria për të gjetur zgjidhje...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat