Thaçi: Që nga Konferenca e Rambujesë kemi dëshmuar se jemi për dialog dhe paqe

Politika

Thaçi: Që nga Konferenca e Rambujesë kemi dëshmuar se jemi për dialog dhe paqe

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 18:15
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një statusi në Facebook ka përkujtuar konferencën e Rambujesë që ka ndodhur 18 vjet më parë.

Thaçi ka thënë që qysh atëherë Kosova ka dëshmuar se është për dialog dhe paqe.

Lexoni më poshtë statusin e plotë të Thaçit:

Konferenca e Rambujesë, 18 vjet më parë, ishte konferenca e parë ndërkombëtare me përfaqësim gjithëpërfshirës të Kosovës.

Edhe atëherë dëshmuam se jemi për dialog dhe paqe, duke besuar në vlerat evropiane dhe në përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtarë.

Ne iu kemi qëndruar besnikë këtyre vlerave, të cilat i kemi shndërruar në udhërrëfyes për rolin dhe angazhimin e shtetit tonë si anëtar konstruktiv i bashkësisë ndërkombëtare dhe model për ndërtimin e paqes.

Kjo konferencë ishte pikënisje e çlirimit dhe më pas e pavarësimit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat