“I rrezikuar nga Specialja, Thaçi tenton të fitoj në çdo rrethanë”

Politika

“I rrezikuar nga Specialja, Thaçi tenton të fitoj në çdo rrethanë”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 10 shkurt 2017 Në ora: 09:08
Hashim Thaçi

Në bisedimet e zhvilluara në Bruksel me Serbinë, në raundin e fundit të bisedimeve, përveç kryeministrit Mustafa në delegacionin e Kosovës ka marr pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi.

Menjëherë pas këtyre bisedimeve, muri në Mitrovicë u rrënuar, por në atë pjesë ka filluar ndërtimi i një strukture të re, e cika do të shërbej si shesh për qytetarët.

Ndonëse shumica e marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk janë zbatuar, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ditë më parë ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po funksionon dhe se duhet të punohet së bashku për të ndërtuar ura e jo mure.

 “Muri ndarës tek ura e Mitrovicës tashmë është rrënuar. Pajtohem me Federica Moghereninin se ne duhet të  punojmë në ndërtimin e urave, jo mureve. Dialogu po funksion”, kishte shkruar Thaçi në Twitter.

Por analistët politikë dhe njohësit e zhvillimeve ën vend, deklaratat e Thaçit, i shohin si tentim për triumf të tij, ku sipas tyre ai ka synimin, tash në prag të Gjykatës Speciale të paraqitet si njeri i mirë, e paqësor.

“Mashtrimi me murin”

Lidhur me këtë dhe mos zbatimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë, Shkodran Hoti, zyrtar për informim i Lëvizjes “Vetëvendosje”, ka thënë për “Bota sot”, se këto deklarata të Hashim Thaçit nuk janë të reja pasi që në vazhdimësi ai është munduar që ato runde të bisedave që ka marr pjesë t`i quaj të suksesshme.

“Ai në vazhdimësi është munduar që t’i promovoj si suksese të gjitha rundet e negociatave, veçanërisht në ato në  të cilat ka marrë pjesë, përderisa në anën tjetër secili rund i negociatave ka prodhuar koncesione të dëmshme  nga këto mund të themi që deklaratat e tij përveç që janë të pa vërteta kanë tentim kamuflimin e gjendjes aktuale e cila është e rëndë për shkak se në vazhdimësi po minizohet shtetësia e Kosovës”, ka thënë Hoti për Bota sot.

Për më tepër, Hoti ka thënë se pjesëmarrja e Thaçi në negociata  i ka prodhuar vendit vetëm dëme, pavarësisht që rrënimin e murit është mundura t`a “shes” si sukses. 

“Duam të themi që ky njeri e ka parasysh vetëm interesin e vet personal. Ky njeri është politikanë I cili edhe në kohën kur ishte kryeministër është shquar për një qeverisje me krim e korrupsion, ndërsa për nënshtrim të plotë të Serbisë. Prandaj edhe aktiviteti I tij me negociata, pjesë marrja e tij në negociata ka prodhuar vetëm dëme për Kosovën dhe mendojmë që edhe  tani kur ky mundohet që të na shet si sukses rrënimin e murit, po shihet qartazi që aty është një mashtrim I madh dhe që ky mur ka qenë një cirk I organizuar nga ky dhe nga zoti Mustafa.  

Interesi i Thaçit

Ndërsa, analisti Rexhep Shahu ka thënë se interesi i Thaçit është që të fitoj në çdo rrethanë, ndërsa për çështjen e bisedimeve duhet që të ketë rezultate konkrete e jo vetëm fjalë.

“Interesi i tij është që ta quajnë politikan, ta quajnë njeri të paqes e të dialogut, ta quajnë njeri që ka ditë ta bëjë luftën dhe sot din të bëjë bisedimet, interesi i tij është të fitojnë në çdo rrethanë. Por dinjiteti i tij dhe i Kosovës do të ngrihej lart nëse ai do të thoshte prit, nuk do të rrimë vetëm duke blu fjalë me Serbinë, por na duhet edhe rezultat konkret nga këto bisedime, nga ky mulli fjalësh”, ka thënë Shahu.

Po ashtu, ai ka thënë se Thaçi i bënë këto gjëra për të marr nofkën e djalit të mirë dhe se i duhet për shkak të Gjykatës Speciale, e cila shumë shpejtë pritet të ngritë akuzat e para.

“Pra ai i bën këto gjera që të fitojë nofkën është djalë i mirë, president i mire, është jo për dhunë por për dialog. Kjo grade i duhet si njeri i paqes tani në stinën e gjykatës”, ka thënë Shahu.

Mënyra më e mirë, dialogu

Kurse analisti dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Skender Zogaj ka thënë se dialogu me Serbinë ka qenë dhe është mënyra e mirë dhe veprimi më i dobishëm për Kosovën, e cila Serbinë okupatore e ka mposhtur dhe e ka përzënë nga vendi, kështu që tash duhet të funksionoj si shet i lirë dhe i pavarur.

“Dialogu me këdo që ka diçka të paqartë, është forma më civilizuese që bëjnë popujt dhe shtetet e mirëfillta. Prandaj, Hashim Thaçi, pavarësisht se çfarë interesash personale mund të ketë, ka të drejtë që thotë se dialogu duhet të vazhdojë, ani që, ky dialog është stërzgjatur dhe deri më tani nuk e ka dhënë rezultatin e pritur. Sepse Serbia nuk është duke i zbatuar marrëveshjet e arritura. Mirëpo, kjo është çështje e Serbisë, është punë e saj se si sillet ndaj marrëveshjeve, duke qenë se, dialogu është nën mbikëqyrjen ndërkombëtare dhe, nuk ka asnjë dilemë se, pas përdorimit të karotës, në fund për moskryerjen e detyrave, vjen përdorimi i shkopit me gjemba!”, ka thënë Zogaj.

Për më tepër, Zogaj ka thënë se Kosova nuk ka pse brengoset për veprimet e Serbisë dhe nëse kjo e fundit nuk ka punë më të mençura le të vazhdojë të bëjë ndërtime, por vendi nuk ka kohë të merret me ta.

“Këtë Serbia e ka provuar në luftë dhe, siç po shihet nuk ka marrë mend, sepse, të njëjtat keq veprime është duke i vazhduar edhe në paqe, gjë që, popullin e përhënur, gjak hardhuce, e presin netë të zeza shtrigash. Kosova nuk ka pse brengoset për veprimet e Serbisë, sepse i ka punët e veta që duhet t'i kryej sa më mirë e sa më pastër, ashtu siç e obligojnë përgjegjësitë që i ka marrë mbi vete për shtet ndërtimin e vet. Serbia nëse nuk gjen punë më të mençura, le të vazhdojë të ndërtojë bunkerë për t'u fshehur nga armiqtë e sajuar! Kosova nuk ka kohë të merret me halucinacionet serbo sllave”, ka thënë Zogaj.

Në fund, Zogaj ka thënë se qytetarët duhet të qetësohen dhe të sillen si njerëz të lirë dhe se shqiptarët e Kosovës nuk kanë pse bien pre e propagandës serbe.

“Të mos bien pre e deklaratave të hardhucorëve, të po mendojnë se ende e kanë  forcën për të manipuluar me shqiptarët. Jo, shqiptarët e Kosovës nuk kanë pse bien pre e propagandës serbe, kur dihet se, serbët janë popull gjenetikisht gënjeshtar dhe, derisa të rehabilitohen, u duhet kohë. Deri atëherë  neve na mbetet tu themi: qype!”, ka përfunduar Zogaj.

Ndryshe, Gjykata Speciale tashmë ka filluar punën, ku ditë më parë janë emëruar edhe 19 gjykatësit e kësaj gjykate. Presidenti Thaçi në shumë raporte ndërkombëtare dhe në mediat vendore dhe ndërkombëtare, është përmendur si ‘kandidat’ për të shkuar në Speciale, nën dyshimet për eliminim të kundërshtarëve politikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat