Presidenti “fshihet” pas Shpend Ahmetit

Politika

Presidenti “fshihet” pas Shpend Ahmetit

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 10 shkurt 2017 Në ora: 17:07
Shpend Ahmeti e Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një debat të përbashkët televiziv me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ka ironizuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin, duke thënë, se më shumë ka ndërtime pa leje dhe se më i dëmshëm është ajri i ndotur në Prishtinë se sa muri në Mitrovicë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ahmetit, i cili, ka shkruar se për Hashim Thaçin problem më i madh është qeverisja në Prishtinë, se sa situata në veri dhe Beogradi.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një debat të përbashkët televiziv me kryeministrin shqiptar Edi Rama, së fundmi, duke folur për murin e ndërtuar ilegalisht në Mitrovicë, ka ironizuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin.  Thaçi ka thënë, se më shumë ka ndërtime pa leje dhe se më i dëmshëm është ajri i ndotur në Prishtinë se sa muri në Mitrovicë.  

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ahmetit, i cili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për Hashim Thaçin problem më i madh është qeverisja në Prishtinë, se sa situata në veri dhe Beogradi.  “Në çdo pyetje për Veriun e përmend Prishtinën”, ka thënë Ahmeti.  Lidhur me këtë çështje, gazeta “Bota sot” ka tentuar të flas me Shpend Ahmetin, por kontakti me të ishte i pamundur.

Ndërsa, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, së cilës i përket Ahmeti, Shkodran Hoti, ka thënë ajo çfarë ka folur Thaçi, e tregon të vërtetën e të ashtuquajturit president Hashim Thaçi. Sipas Hotit, Thaçi në këtë rast ka folur sikur të ishte kryetar i një partie dhe jo si president, madje siç ka theksuar ai, ka folur edhe sikur të ishte opozitar i kryetarit të Komunës të Prishtinës, apo një asamblist i kësaj komune.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat