“Të çlirojmë Kosovën nga Hashim Thaçi”

Politika

“Të çlirojmë Kosovën nga Hashim Thaçi”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 10 shkurt 2017 Në ora: 17:19
Hashim Thaçi

“Hashim Thaçi do të mbahet mend, si njeriu i cili me nënshkrimin e tij bëri përpjekje për të zyrtarizuar Asociacionin e Serbisë së Madhe në zemër të Kosovës. Hashim Thaçin e kemi për detyrë ta largojmë sa më parë nga pushteti i kapur me dhunë. Duke e larguar Hashim Thaçin nga pushteti dhe duke ia dorëzuar drejtësisë, ne do ta çlirojmë përfundimisht Kosovën nga krimi i organizuar politik e ekonomik, i mbështetur përmes shërbimeve antishqiptare”, ka thënë Arbër Gashi.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në kohën sa ishte kryeministër mburrej me marrëveshjen e nënshkruar në prill të vitit 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shumica prej pikave të marrëveshjes ende nuk po zbatohen në praktikë, ndërkohë që ditë më parë, vetë Presidenti Thaçi, ka deklaruar se veriu rrezikon të ketë fatin e Krimesë.

“Marrëveshja siguron, dhe Plani i Implementimit vendos, detajet se deri në mes të muajit korrik 2013, Serbia do t’i mbyll të gjitha strukturat e saja të sigurisë në Kosovë, dhe përfundoj ofrimin e përkrahjes financiare. Tashmë e dimë se Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për ndalimin e financimit të atyre strukturave ilegale të sigurisë dhe tashmë janë mbyllur disa stacione policore të MUP-it të cilat në mënyrë të paligjshme kanë operuar në veri të vendit. Marrëveshja siguron që Policia e Kosovës do të jetë i vetmi autoritet legal dhe legjitim policor në veri të Kosovës”, ka thënë Thaçi në rolin e kryeministrit, para deputetëve në vitin 2013.

Deputetja nga VV, Shqipe Pantina ka thënë,  se pothuajse asnjë marrëveshje që Thaçi dhe Daçiç e më vonë Mustafa dhe Vuçiç që,  kanë nënshkruar nuk janë zbatuar, e në veçanti ato marrëveshje të cilat kanë prodhuar obligime edhe për Serbinë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat