Veseli: Ftuam opozitën në dialog, por u refuzuam

Politika

Veseli: Ftuam opozitën në dialog, por u refuzuam

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 19:44
Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli ka thënë se PDK-ja i ka bërë ftesë opozitës për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet me partitë opozitare, mirëpo vazhdimisht është refuzuar në përpjekje.

Këtë deklaratë Veseli e ka dhënë gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së të premten, ku ndër të tjerash ka thënë se partia me të cilën udhëheqë, ka qenë garantuese kryesore e të arriturave të mëdha të shtetit tonë gjatë gjithë këtyre viteve.

“I kemi ftuar forcat opozitare që të ulemi së  bashku t’i diskutojmë dallimet, t’i bashkëbisedojmë mosmarrëveshjet, të kërkojmë zgjidhje përmes dialogut të brendshëm, por thirrjet tona gjithmonë janë refuzuar prej qëndrimeve të ngurta të atyre që verbërisht besojnë se ata dhe vetëm ata janë pronarë të së vërtetës”, është shprehur Veseli.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të dalë t’i vizitoj struktuat e PDK-së duke u shprehur se PDK-ja vazhdon të mbetet e hapur për të gjithë ata që kanë vullnet dhe dije për të punuar për vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat