“Rexhep Qosja, bashkëpunëtori i fshehtë i Serbisë”

Politika

“Rexhep Qosja, bashkëpunëtori i fshehtë i Serbisë”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 12 shkurt 2017 Në ora: 17:01
Rexhep Qosja

“Qosja, për fatin e keq të tij, me gjasë është sterilizuar dhe, pa e pyet kush, po tregon se, është bashkëpunëtori i fshehtë i ASH të Serbisë dhe bashkë autor i elaborateve serbe të hartuara për gllabërimin e tokave shqiptare. Qosja për shqiptarët e Kosovës më nuk është "babë i kombit" sepse, shqiptarët e Kosovës e kanë marrë vesh se është një spekulant, i cili nuk e gëzon të drejtën të flas asgjë në emër të shqiptarëve, sepse, cakto që thotë, më askush nuk i beson”, ka deklaruar analisti  Skender Zogaj për “Bota sot”.

Së fundmi, kur tensionet me pjesën veriore të Mitrovicës janë shtuar, për shkak të trenit, Murit e Asociacionit, Rexhep Qosja ka dalë me një propozim. Ai ka thënë, se konflikti mes Kosovës e Serbisë mund të zgjidhet vetëm me shkëmbim territoresh, duke propozuar që Mitrovica Veriore e banuar me serbë t’i jepet Serbisë në këmbim të Luginës së Preshevës, Bujanocin, Medvegjën e fshatrat përreth të banuara me shqiptarë.   

“Çështja serbe mund të zgjidhet duke u shkëputur një pjesë e Kosovës dhe duke u bashkuar Lugina e Preshevës me Kosovën. Kjo nuk është e lehtë dhe ne mund të mendojmë se Serbia nuk do të pajtohet lehtë. Unë dua ta shpëtoj Kosovën prej shtetit të quajtur Bashkësi e Komunave Serbe, domethënë prej shteteve të vogla serbe nëpër Kosovë, dhe t'i jepet Serbisë një pjesë e vogël e Kosovës Veriore e banuar me serbë dhe e sunduar edhe tani prej Serbisë, të cilëve do të mund t’u bashkoheshin edhe serbët e viseve të tjera të Kosovës, e t'i jepeshin Kosovës Presheva, Bujanoci e Medvegja me fshatrat përreth të banuara me shqiptarë”, ka thënë Qosja.

Kjo ide e Qoses ka nxitur reagime të shumta, të cilat kryesisht kanë qenë kundër.  E kundër shkëmbimit të territoreve ka dalë edhe kryeministrit Isa Mustafa.  Ai ka thënë, se këtë ide e ka pasur edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë si dhe babai i kombit serb Dobrica Qosiq.  Në vërejtjen se këtë ide e ka shfaqur edhe nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, Mustafa tha se as LDK-ja dhe as Qeveria se kanë në plan e në program këmbimin e territoreve as me Serbinë dhe as me askënd.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat