Nëntë vitet e pavarësisë së Kosovës

Politika

Nëntë vitet e pavarësisë së Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 15 shkurt 2017 Në ora: 17:29
ilustrim

“Fajin në fakt më shumë se çdo gjë e se çdo kush e kanë vetë liderët tanë politikanët tanë, komandantët tanë, haraçistat tanë, hajnat e kopukët tanë, mashtruesit tanë, që blejnë votat tona. E sa i përket asaj, se po na kërcënojnë me Serbinë, kam ndjenjën se po veprojnë sikur e kanë në xhep Serbinë dhe na e lëshojnë në sofër. Kjo është gjëja më e rëndë që ka ndodhur e po ndodh që 9 vite. Serbia në fakt ka ikur, e ka dëbuar prej Kosovë- Amerika e NATO dhe ajo e di mirë se ka ikë, por pushtetarët tanë që duan ta kenë Kosovën treg plaçkë, ta zhvasin, na trembin me gogolin Serbi”, ka thënë Shahu. 

Kosova në vazhdimësi ka qenë e penguar nga Serbia në të gjitha përpjekjet për të arritur suksese si nga brenda ashtu edhe në skenën ndërkombëtare. Edhe pas 9 vite pavarësi Kosova ende ballafaqohet me situata të rënda politike dhe ekonomike.   

Politika e dobët e Kosovës, përveç që fuqizoi Serbinë brenda territorit të Kosovës,  nuk tregoi as pjekuri të mjaftueshme për t’i tejkaluar mosmarrëveshjet e brendshme dhe ngërçet politike, të cilat veç sa e vështirësuan jetën e qytetarëve të Kosovës. 

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se politikanët e Kosovës duke i shikuar  inatet personale, i kanë lanë qytetarët e vet në  errësirën e kohës.

Sipas tyre, kjo klasë politike edhe pas 9 viteve  shtet ende nuk ka arritur që ta transformojë FSK-në në ushtri, e cila sigurisht se do ti mbronte kufijtë dhe sovranitetin e Republikës sonë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat