Vendosja e gurthemelit të pikës kufitare, rezultat i bisedimeve në Bruksel

Politika

Vendosja e gurthemelit të pikës kufitare, rezultat i bisedimeve në Bruksel

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 11:49
Kryeministri i Kosoës Isa Mustafa

(E plotësuar) - Krerët më të lartë të shtetit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa qëndruan sot në pikën kufitare në Merdar.

Thaçi dhe Mustafa një ditë para festës së pavarësisë bashkë me ministren për Dialog Edita Tahiri dhe me përfaqësuesen e BE-së Natalia Apostolova kanë vënë gurthemelin e pikës së kalimit që ndan Kosovën me Serbinë.

Me këtë rast presidenti Hashim Thaçi, tha se institucionet e Kosovës kanë qenë dhe janë të përkushtuara për lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

Sipas presidentit vënia e këtij gurthemeli është dëshmi tjetër e rrugës së duhur që kanë ndjekur në procesin e dialogut.

Thaçi: Dëshmi se kemi ndjekur rrugën e drejtë

“Institucionet e Kosovës kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara për lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Vënia e këtij gur themeli në Merdar për ndërtimin e kësaj pike të kalimit ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë është edhe një dëshmi tjetër e rrugës së duhur që kemi ndjekur në procesin e dialogut. Ndoqëm rrugën e bashkëpunimit dhe dialogimit për të mirën e qytetarëve, rrugën e ndërtimit të urave dhe vendkalimeve të reja. Kosova gjithmonë e ka respektuar lirinë e lëvizjes së njerëzve, automjeteve dhe mallrave, për këtë qëllim kemi arritur marrëveshje që mundësojnë edhe kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftime për të gjithë qytetarët e rajonit të lëvizin pa pengesa”, tha Thaçi.

Ai tha se ky pikë kalim këtu është vetëm një nga gjashtë pikë kalimet kufitare të përhershme të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, të cilat do të ndërtohen në kuadër të projektit të gjerë në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, ai tha se këto kanale të reja të kalimit të qytetarëve tanë, shqiptarë e serbë, por edhe të bashkatdhetarëve tanë po krijohen falë marrëveshjes në kuadër të dialogut të zhvilluar në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se vendosja e gur themelit të vendkalimit kufitar është rezultat i bisedimeve që janë zhvilluar në Bruksel.

Mustafa: Vendosja e gur themelit rezultat i dialogut

Unë e vlerësoj lart sot vendosjen e gur themelit të vendkalimit kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, vlerësoj se kjo është rezultat i drejtpërdrejt i dialogut që ne e kemi zhvilluar për një afat të gjatë që nuk ka qenë i lehtë, por po jep rezultate shum të mira. Është një dëshmi se ne duhet të vazhdojmë që përmes dialogut të zgjidhim të gjitha problemet tona me fqinjët”, tha Mustafa.

Shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, tha se pas marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufijve zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka financuar të gjithë projektin me një vlerë prej 9.42 milionë euro.

Apostolova: Për këto pika kufitare janë ndarë 9.42 milion euro

“Si pjesë e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit një marrëveshje për menaxhimin e integruar të kufirit është arritur në nivel politik më 3 dhjetor  2011, i mbështetur nga Bashkësia Evropiane, një grup punues teknik për IBM më pas është themeluar për të lejuar të dy anët që të definojnë aspektet teknike të kësaj marrëveshje. Në këtë koncept nga komisioni është kërkuar të mbështesë financiarisht implementimin e kësaj marrëveshje, tri pikat e përbashkëta të kalimit Merdar, Mutivodë dhe Bërnjak do të financohen nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me një vlerë të përgjithshme të punëve prej 9.42 milionë euro. Dy pikat tjera të kalimit në Mutivodë dhe Bërnjak pritet që të fillohet puna në to sa më shpejt që lejet e ndërtimit të lëshohen nga autoritetet e Kosovës”, tha ajo.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, tha se menaxhimi i kufijve sipas standardeve evropiane demonstron përkushtimin e shtetit të Kosovës për integrime evropiane dhe euroatlantikë.

Tahiri: Ne po konsolidojmë standardet evropiane në fushën e kontrollit kufitar

“Menaxhimi i kufijve sipas standardeve evropiane demonstron përkushtimin e shtetit tonë për integrime evropiane dhe euroatlantike. Republika e Kosovës është ndër shtetet e para të rajonit e cila ka vendosur dhe zbaton politikat e menaxhimit të integruar të kufijve si një model i avancuar i kontrollit të kufijve në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe për lëvizje më të lirë të njerëzve, ideve dhe mallrave. Ne po konsolidojmë standardet evropiane në fushën e kontrollit kufitar me të gjitha shtetet fqinje për të rritur sigurinë, paqen, stabilitetin jo vetëm në rajon por edhe në Evropë, por edhe më shumë ne po ndërtojmë vlera shtetërore të qëndrueshme dhe evropiane”, tha ministrja Tahiri.

Ministrja Tahiri tha se vënia e gurthemelit për ndërtimin e pikë kalimit të përhershëm kufitar këtu  në Merdare është dhurata jonë për ditëlindjen e nëntë  të shtetit . Sipas saj, ky është një gur më shumë në themelet e shtetit, të sovranitetit dhe të prosperitetit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha vendosja e gurthemelit shënon një hap përpara drejt fuqizimit të sovranitetit të Kosovës.

Sipas Hysenit, hapja e vendkalimeve të reja kufitare do të forcojë sovranitetin e Kosovës por edhe marrëdhëniet e mira ndër fqinjësorë me Serbinë.

Pika kufitare në Merdar është vetëm një nga gjashtë pikë kalimet kufitare të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit të cilat do të ndërtohen në kuadër të projektit të gjerë në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

 Mustafa: Do të vazhdojmë që përmes dialogut të zgjidhim problemet me fqinj

Është vënë gurthemeli i pikës kufitare në Merdare në mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i vendit, Isa Mustafa me këtë rast tha se kjo është rezultat drejtpërdrejt i dialogut afatgjatë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë sot pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të ndërtimit të pikëkalimit të përhershëm kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Merdare.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa theksoi se kjo është një e arritur e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në mes të dy shteteve fqinje, Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Mustafa po ashtu ka vlerësuar se ndonëse dialogu nuk ishte gjithmonë i lehtë, rezultatet e arritura dëshmojnë se vetëm përmes dialogut zgjidhen të gjitha problemet me shtetet fqinje. 

“Unë e vlerësoj lart sot vënien e gurëthemelit të vendkalimit kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Vlerësoj se ky është një rezultat i drejtpërdrejt i dialogut që ne kemi zhvilluar për një afat të gjatë, që nuk ka qenë i lehtë, por po jep rezultate shumë të mira, dhe është një dëshmi që ne duhet të vazhdojmë që përmes dialogut të zgjidhim të gjitha problemet tona me fqinj. Unë dëshiroj kësaj radhe të falënderoj Bashkimin Evropian për mbështetjen e këtij projekti dhe t’ju uroj shumë suksese” tha kryeministri Mustafa.

Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, e arritur në kuadër të dialogut të Brukselit, parasheh ndërtimin edhe të pesë pikëkalimeve tjera kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Image

Thaçi: Vendkalimi i ri kufitar, kanal i ri për shqiptarët dhe serbët

Në prezencën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit Isa Mustafa, ministres për Dialog, Edita Tahiri dhe ministrit të Punëve të Brendshme (MPB), në fshatin Merdare është vënë gurthemeli i pikës kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke e vlerësuar lartë vënien e gurthemelit të pikës kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë, ka theksuar se kjo arritje është si rezultat i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se “këto janë kanale të reja të kalimit të qytetarëve shqiptar dhe serb, por edhe të bashkatdhetarëve tone”.

“Këto janë krijuar falë dialogut të zhvilluar në Bruksel”, ka shtuar Thaçi.

Image
Pamje nga vënia e gurthemelit

Gurthemeli në Merdare, një gur më shumë në themelin e shtetit

Është bërë vënia e gurthemelit të ndërtimit të pikë-kalimit kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se institucionet e Kosovës kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, jo vetëm brenda Kosovës por edhe jashtë Kosovës, siç është Serbia.

Ai tha se venia e këtij gurthemeli është edhe një dëshmi tjetër për rrugën e drejtë që kanë ndjekur.

“Ndoqëm rrugën e dialogimit për të mirën e qytetarëve. Kosova gjithmonë e ka respektuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, prandaj kemi arritur marrëveshjen për kalimin vetëm me letërnjoftim, por ky pikë-kalim është vetëm një nga 6 pikat të cilat do të ndërtohen në mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi.

Ai tha se këto pika kalimi po krijohen nga dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e vlerësoj lartë vënien e gurthemelit në pikën kufitare me Serbinë dhe vlerësoj se kjo është një rezultat i drejtpërdrejt i dialogut, i cili nuk ka kaluar pa vështirësi dhe është një dëshmi se përmes dialogut duhet t’i zgjidhim problemet me fqinjët tanë.

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, tha se si pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë   edhe krijimi i pikave të përbashkëta të menaxhimit të kufirit.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, tha se vënia e gurthemelit këtu në Merdare është dhurata për ditëlindjen e 9 të shtetit tonë të ri.

Image
Shefja e Zyrës së BE-së, Apostolova
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat