Edhe një vit me gaz lotsjellës

Politika

Edhe një vit me gaz lotsjellës

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 19 shkurt 2017 Në ora: 16:58
Foto arkiv, gazi në Kuvendin e Kosovës

Përplasjet mes Qeverisë dhe Opozitës për projektligjin e kufirit me Malin e Zi, janë ende në fuqi. Në këto rrethana, skenat me gaz lotsjellës në Kuvend, mund të përsëriten, nëse tentohet votimi i Demarkacionit. Deputetët e opozitës, nuk kanë ndryshuar qëndrim, edhe pas ngritjes së një komisioni të ri për matjen e territorit. Nën moton se “nuk kemi tokë për të falur”, ata janë të gatshëm që sërish të bëjnë pjesë të Kuvendit gazin lotjsellës. 

Më herët, vetë opozita pati kërkuar ngritjen e një komisioni të ri, por edhe pas këtij hapi, ata sërish nuk janë të kënaqur me pretendimin se Komisioni i ri, i udhëhequr nga Hivzi Islami, është komision politik. 

“Komisioni do të qëndroj larg ndikimeve dhe animeve politike, partiake, të grupeve të interesit, sikurse që do të lë anash emocionet, patetizmin, folklorin, irracionalitetin. Neve na duhet këtu, në këtë moment, vetëm profesionalizmi. Në këtë çështje, si edhe në shumë çështje tjera me rëndësi kombëtare dhe shtetërore, është shumë i nevojshëm, më se i nevojshëm konsensusi i plotë i të gjitha forcave politike dhe institucioneve profesionale, shkencore dhe shoqërore të Kosovës”,  pati deklaruar kreu i Komisionit Islami.  

Po për Opozitën, ky Komision, vetëm i pavaruar nga politika nuk mund të quhet.  “I “pavaruri” i qeverisë Hivzi Islami debatin e organizuar në kuvend më 3 gusht 2016 me “Cinizëm Akademik” e quan “debat shkencor-profesional ku kishte militantizëm partiak të grupeve dhe individëve, irracionalitet, vetëm joprofesionalizëm”.

Kryetari i “pavarur” Islmai debatin e organizuar në kuvend sërish me “Cinizëm akademik” e quan “Kongres Shqiptar i Berlinit” i vetëmandatuar të vizatojë dhe rivizatojë harta në Ballkan!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat