“Klanet” e interesit, bashkojnë Pozitë-Opozitë

Politika

“Klanet” e interesit, bashkojnë Pozitë-Opozitë

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 20 shkurt 2017 Në ora: 17:47
Protesta e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës

Pozitë – Opozitë, duket se  e kanë shumë të vështirë për të gjetur gjuhën e përbashkët edhe në rastet kur në pikëpyetje janë interesat e shtetit. Kjo u vu në pah gjatë provokimeve të fundit të Serbisë, ku Pozita mburrej se kishtë çuar në dështimin e planeve të Serbisë, ndërsa Opozita akuzonte Pozitën për dështimin e saj.

Thënë ndryshe, nga ajo çfarë shihet si emërues të përbashkët të dyja kampet politike, kanë vetëm interesat e tyre, që po mundohen t’i realizojnë në kurriz të qytetarëve dhe në emër të Shtetit të Kosovës.  Përçarja ndërmjet tyre, për tema të brendshme,  që mund të zgjidhen me dialog është vërejtur edhe nga spektri ndërkombëtarë, i cili në vijimësi ka kërkuar dhe kërkon unitet të brendshëm, në mënyrë që Kosova të realizojë qëllimet e saj në strukturat euroatlantike. Së fundmi, kanë qenë dy kongresistë amerikanë që kanë kërkuar unitet  për interesin nacional, mes kampeve politike në Kosovë.

Delegacioni i kongresistëve amerikanë, të udhëhequr nga Peter Roskam dhe David Price, ndërsa,  janë takuar edhe me shefat e grupeve parlamentare, ku kanë kërkuar që për çështjet politike me interes nacional të ketë sa më shumë unitet dhe bashkëpunim mes gjithë spektrit politik në Kosovë. 

Në këtë takim është folur edhe për situatën politike në Kosovë. Po, a do ta marrin parasysh politikanët e Kosovës këtë kërkesë? Çfarë kanë të përbashkët Pozita dhe Opozita, përveç interesave klanore dhe biznesore? Çfarë i  pengon për të gjetur gjuhën e përbashkët?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat