Politikanët po “hanë” kokat e njërit tjetrit, për t’i shpëtuar Speciales

Politika

Politikanët po “hanë” kokat e njërit tjetrit, për t’i shpëtuar Speciales

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 shkurt 2017 Në ora: 17:27
Selia e Gjykatës Speciale

“Gjykata Speciale është një luftë përbrenda klanit dhe pas tronditjës që do të shkaktojë, ajo do të ketë nevojë për një Qeveri teknike që e përgadit vendin për të dalë nga kjo krizë politike, qeveritare dhe parlamentare e kushtetuese. Kosova ka nevojë për një rinisje për shtetndërtim pa krim e korrupcion dhe pa kontrollë të politikës ndaj sektorit privat dhe atij të gjyqësorit. Gjykata nuk do të kryejë punën e drejtësisë, por mund të jetë një shans i mirë për të filluar mbarë. Pra të gjithë miqtë tanë janë të shokuar nga situata e keqe, nga stagnimi dhe ajo çfarë i ka ndodhur Kosovës. Ata nuk e thonë hapur, sepse nuk është puna e tyre,  por zhgënjimi është shumë i madh”, ka thënë Haki Abazi.

Gjykata Speciale gjatë muajit mars pritet të ngrejë aktakuzat e para ndaj personave të cilat dyshohen për krime të supozuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.  Duke e marrë parasysh situatën e rëndë në mes të opozityës dhe pozitës, atëherë me arrestimin e këtyre personave situata në Kosovë sigurisht,  se mund të përshkallëzohet.  Sipas njohësve të çështjes politike, persona të ndryshëm për t’i shpëtuar kokat e tyre kanë deponuar dosje për njëri tjetrin tek Gjykata Speciale.  

Njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi ka pohuar,  se  Gjykata Speciale shumë shpejti do t’ia fillojë punës, dhe bazë e parë do të jenë aktakuzat që do të i publikojë Prokuroria. 

Sipas tij, duke marrë për bazë informacionet e ndryshme, ku thuhet,  se do të akuzohen kryesisht udhëheqësit aktualë, që vijnë nga UÇK -ja, ka mundësi që të ketë gjendje lëvizëse nga anëtarët dhe simpatizantët e partive politike. “E gjithë kjo varet, se kush do të akuzohet, si dhe do të varet shumë se çfarë masash  do të merren kundër kriminelëve serb. Po ashtu,  varet se si do të reagojë faktori ndërkombëtarë,  kundruall tre kriminelëve serb, atij të kryetarit të shtetit serb, të kryeministrit dhe ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat