Pse ndërkombëtarët e shohin me sy kritik Opozitën?

Politika

Pse ndërkombëtarët e shohin me sy kritik Opozitën?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 21 shkurt 2017 Në ora: 17:33
Liderët opozitarë në Kosovë

Nga këndvështrimet e analistëve, ka mendime të ndryshme sa i përket përkrahjes ndërkombëtare që e gëzon opozita në Kosovë.  Për publicisten Netja Bejta, opozitës i mungon mbështetja ndërkombëtare për shkak të mungesës së vlerave perëndimore. 

Kundërshtimi i proceseve të rëndësishme politike, nëpër të cilat po kalon Kosova, nga ana e subjekteve politike opozitare, nuk është parë me sy të mirë nga ndërkombëtarët. E fundit nga ndërkombëtarët që pati një porosi karshi sjelljeve të partive politike ishte Eurodeputetja Tanja Fajon, e cila në samitin e kryetarëve të komisioneve për Politikë të Jashtme të parlamenteve të vendeve të Evropës Jug-lindore, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojnë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. 

“Dua t’iu ofroj mbështetje për demarkacionin. I ftoj parlamentarët dhe iu lutem që mos t’i stoponi proceset dhe liberalizimin e vizave për interesa partiake. Duhet bëhet çfarë është e mundur për ta ratifikuar marrëveshjen në ditët e ardhshme. Tani ju e keni radhën”, deklaroi Fajon.

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk janë përgjigjur në pyetjen e gazetës në lidhje me mbështetjen nga ndërkombëtarët.  Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje, kishte probleme me ish Ambasadoren Amerikane Tracy an Jackobson. 

Nga ana tjetër në AAK ,mohojnë të mos kenë  përkrahje nga ndërkombëtarët.   Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Avni Arifi, zyrtar politik i kësaj partie, ka thënë se ndërkombëtarët, duan që çështjet e brendshme siç është demarkacioni të zgjidhen pa ndërhyrjen e tyre.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat